Zëvendëskryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, u takua sot me Kryetaren e Bashkisë së Korfuzit, Merope Hydraiou.

Korfuzi është një qytet fqinj dhe mik me Shqipërinë, rrënjë dhe simbol i qytetërimit evropian.

Qyteti është shtëpi e mijëra emigrantëve shqiptarë, ndër më të integruarit në ekonominë dhe jetën e ishullit.

Zëvendëskryetari Gjekmarkaj dhe kryebashkiakja Hydraiou diskutuan mbi nxitjen e bashkëpunimit ndërkufitar të gjithanshëm mes Korfuzit dhe qyteteve shqiptare, bashkëpunimin mes qeverive dhe institucioneve shtetërore e sipërmarrjeve private për ta shndërruar emigrimin në një burim zhvillimi për vendet dërguese e pritëse dhe si instrument për zhvillimin, mirëqenien, mirëkuptimin dhe miqësinë mes popujve e njerëzve të të dy vendeve.