Gjellë me barbunja dhe kumbulla jeshile
Përbërësit:
- 800 gr barbunja
- ½ filxhan vaj ulliri
- 1-2 qepë të thata
- 1 thelpi hudhër
- 1–2 karrota
- 2 domate
- ½ filxhan kumbulla jeshile
- 1 lugë supe miell
- Gjethe mente
- Majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pastrojmë barbunjat duke hequr fijet dhe cepat, më pas i kaurdisim lehtë në një tenxhere me pak vaj ulliri. I largojmë dhe i lëmë mënjanë. Në të njëjtën yndyrë kaurdisim qepën e grirë imët derisa të bëhet transparente. Shtojmë hudhrën dhe karrotat e prera në rrathë të hollë. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta. Hedhim domatet e grira në rende ose të prera në kubikë të vegjël, më pas shtojmë kumbullat jeshile dhe barbunjat. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper, shtojmë ujë sa niveli i perimeve dhe e lemë gjellën të gatuhet në zjarr mesatar. Në 5 minutat e fundit hollojmë miellin me pak ujë të ftohtë dhe e shtojmë në tenxhere për të trashur pak lëngun. Në fund e aromatizojmë me mente dhe majdanoz të freskët të grirë.
Komente











