Gjellë me mish viçi
Përbërësit
500 gr mishi

1 kungull
1 karrotë
1 patate
1 qepë
2 thelpi hudhër
Kripë, piper
Domate të thata
1 lgj salcë domate
majdanoz
Përgatitja:
Në një tenxhere ziejmë fillimisht mishin. Ndërkohë në një tigan grijmë qepën, hedhim pak vaj ulliri, dhe hudhrën, pasi qepa ka marr ngjyrë të artë hedhim patatetn dhe karrotat që I kemi prerë më parë në kubikë, dhe më pas edhe kungullin. Në fund shtojmë 1 lugë salcë domate, kripë, piper, dhe shtojmë mishin bashkë me ujin në të cilin e kemi zier, dhe i lëmë të marrin zierje sëbashku, derisa lëngu të trashet. Më pas është gati për servirje.
MC/Shqiptarja.comKomente

