Një adhurues i alpinizmit pasi ka gjetur një thesar në Malin e Bardhë në Francë e ka dorëzuar atë në polici.
I riu alpinist e ka zbuluar këtë thesar në një akullnajë në Malin e Bardhë në Francë. Teksa bënte ekskursion, i riu ka gjetur një kutizë metalike me gurë të çmuar. Fillimisht ai mendoj se kutia në të cilën shkruhej “Made in India” i përkiste ndonjë pasagjeri të avionit që u përplas në këtë mal në vitet ’50.
Sipas llogarive, gurët e çmuar kapin vlerën prej 246 mijë euro. Ai e dorëzoj thesarin pranë komisariatit të policisë. Mesa duket ai duhet të jetë një njeri shumë i ndershëm. Burime nga policia thanë se “nëse gurëve nuk i gjendet pronari legjitim, atëhere i takojnë të riut alpinist”.
Në fakt janë dy avionë indianë që janë rrëzuar në Malin e Bardhë gjatë shekullit të kaluar.
Njëri u rrëzua në vitin 1950 dhe tjetri në vitin 1966. Në udhëtimin e viteve ’50, në avion gjendej princesha Malabar, dhe gjatë rrëzimit humbi jetën ajo dhe 56 persona që ndodheshin në bordin e avionit.
Pas disa vitesh, më 24 janar të vitit 1966 rrëzohet në akuj një Boeing 707 që udhëtonte nga Bombey në drejtim të New York. Alpinisti i dinte ngjarjet e ndodhura në këtë mal dhe ka preferuar t`a dorëzoj thesarin në polici.
Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com