Gjenden dy trupa të pajetë
në Krujë dhe në Tiranë

Gjenden dy trupa të pajetë<br />në Krujë dhe në Tiranë
KRUJE -Trupi i pajetë i 40-vjeçarit Ilir Vulka është gjetur sot nga disa pushues në ujërat e liqenit Barunit, në rrethin e Krujës. Po ashtu, në Tiranë, policia ka gjetur trupin e një 70-vjeçari të vdekur në banesën e tij. Pushuesit që kanë gjetur trupin e Vulkës, kanë njoftuar menjëherë policinë. Trupi i pajetë i i tij u dërgua në spitalin e qyteit të Krujës në pritje për t'u tërhequr nga familjarët.
 
Ndërsa, në Tiranë, trupi i pajetë i 70-vjeçarit Ylli Çaçaj u gjet në ambientet e banesës tij në kryeqytet. Sinjalizimin për të e kanë bërë fqinjët, pasi nuk e kishin parë atë prej tre ditësh, kohë kur ai kishte vdekur. Uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të vdekjes së Çaçajt.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Kamala Harris: Kam ndryshuar pikëpamjet, por jo parimet

Kamala Harris: Kam ndryshuar pikëpamjet, por jo parimet