Gjenden në Itali 2 pikturat e Van
Gogh. I vodhi 'Camorra'

Gjenden në Itali 2 pikturat e Van<br />Gogh. I vodhi 'Camorra'
Pikturat e vjedhura 14 vite më parë në Amsterdam zbulohen në Itali. Ishin vjedhur nga ‘Camorra’. Kështu shkruajnë sot mediat italine duke i bërë jehonë operacionit policor. Policia italiane ka gjetur dy piktura të famshme të Van Gogh të vjedhura nga një muze në Amsterdam në 2002.

Thesari 100 milionë dollarë i zhdukur 14 vite më parë kishte përfunduar në duart e mafias. Pikturat u zbuluan në Castellammare di Stabia pas një hetimi të gjatë në vazhdimësi të hetuesve italianë dhe zyrtarëve të krimit të organizuar.

Pikturat ishin marrë nga hajdutët që kishin hyrë me shkallë për të vjedhur muzeun ne Amsterdam.

Policia italiane tha se veprat iu gjetën mafias napolitane, “Camorra’.

“Jemi të kënaqur. Rikuperuam mrekullisht këtë thesar”, thanë krerët e policisë që udhëhoqën hetimin.

Bëhet fjalë për tablonë "Plazhi i Scheveningen", krijuar në vitin 1882 dhe "Dalja nga kisha protestante e Nuenen", e vitit 1884.

"Kur i gjëtëm nuk arritëm t’u besonim syve”, thotë me krenari  Giovanni Colangelo, prokuror që sëbashku me Guardia di Finanza përvecse në polici, shënuan emrat e tyre dhe në historinë e artit.

[gallery]18891[/gallery]

van gog
van gog
van gog
van gog
van gog


(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid