Gjenden pjesë të trupit të gazetarit Khashoggi në kopshtin e shtëpisë së konsullit saudit

Gjenden pjesë të trupit të gazetarit Khashoggi në kopshtin e shtëpisë së konsullit saudit

Jamal Khashoggi

Janë gjetur disa pjesë të trupit të gazetarit saudit të vrarë Jamal Khashoggi. Kështu bën të ditur prestigjiozja Sky Neës.

Sipas burimeve të tyre, trupi i gazetarit ishte i prerë në pjesë dhe fytyra e tij ishte shpërfytyruar. Të njëjtat burime bënë me dije se pjesët e trupit u gjetën në kopshtin e shtëpisë së konsullit të Arabisë Saudite.

Ditën e sotme, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se ishin  zyrtarë të qeverisë së Arabisë Saudite, ata që kishin urdhëruar vrasjen e Jamal.

Më datë 7 tetor, autoritetet turke dhanë alarmin për zhdukjen e tij duke u shprehur se ishin të bindur që Khashoggi, u vra brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Këtyre deklaratave, televizioni shtetëror i Arabisë Saudite ka deklaruar se gazetari i "Washington Post" ka vdekur pas përleshjes që ka ndodhur në konsullatën saudite në Stamboll më datë 2 tetor. 

Khashoggi, i cili u arratis një vit më parë nga Shtetet e Bashkuara për shkak të frikës së arrestimit të tij pas komenteve të tij kritike mbi princin Mohammed bin Salman, dhe kishte hyrë në konsullatë për të kërkuar dokumentet e nevojshme për divorcin. E dashura e tij e priti atë për dhjetë orë përpara ndërtesës dhe pastaj thirri policinë.

Historia rriti tensionet midis Turqisë dhe Arabisë Saudite, e cila shpërtheu pasi Ankaraja mbështeti Katarin gjatë bllokadës ekonomike dhe komerciale të imponuar nga emirati nga Rijadi. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen