Arabia Saudite e pranon për herë të parë: Gazetari Khashoggi vdiq pas përplasjes që ndodhi në konsullatë

Arabia Saudite e pranon për herë të parë: Gazetari Khashoggi vdiq pas përplasjes që ndodhi në konsullatë

Jamal Khashoggi, gazetari saudit i vrarë

Gazetari Jamal Khashoggi ka vdekur pas përleshjes që ka ndodhur në konsullatën saudite në Stamboll, ka raportuar televizioni shtetëror i Arabisë Saudite duke cituar hetimet fillestare. 

Në po këto raportime është thënë se zëvendës-shefi i Inteligjencës, Ahmad al-Assiri dhe Saud al-Qahtani, ndihmësi i lartë i trashëgimtarit saudit të fronit, Mohammed Bin Salman, janë shkarkuar nga detyra lidhur me këtë çështje.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se ka pranuar raportin se se do të vazhdojë të shikojë “për së afërmi” të gjitha hetimet. Kjo është hera e parë që Mbretëria ka pranuar vdekjen e Khashoggit. Mbreti saudit Salman është raportuar të ketë urdhëruar formimin e një komiteti ministror të udhëhequr nga Princi Salman, për të ristrukturuar shërbimet e Inteligjencës.

Gazetari Khashoggi është parë për herë të fundit duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor për të marrë disa dokumente për martesë. Raportimet në median shtetërore saudite kanë ndodhur pak pasi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka biseduar në telefon me Mbretin Salman lidhur me këtë rast.

Të dy liderët kanë ndarë informacione dhe janë pajtuar për të bashkëpunuar rreth hetimeve, kanë thënë burimet presidenciale turke. Khashoggi, banor i Shteteve të Bashkuara dhe kolumnist i Washingon Postit është njohur edhe si kritik i princit saudit Salman. Zhdukja e tij për disa javë ka tensionuar marrëdhëniet në mes të Arabisë Saudite dhe Perëndimit./REL/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë