Gjenden të përqafuar me njëri-tjetrin, shuhet familja izraelite me 5 anëtarë

 Gjenden të përqafuar me njëri-tjetrin, shuhet familja izraelite me 5 anëtarë

1697546995_family.jpg

Histori të ndryshme kanë mbushur rrjetet sociale duke përfshirë edhe atë të një familjeje prej pesë anëtarësh, të cilët u gjetën të përqafuar në vendin ku u vranë.

Aviv Kuz, 54 vjeç, u gjet duke përqafuar gruan e tij 49-vjeçare, Livnat, vajzën e tij 19-vjeçare, Rotem, dhe djemtë e tij 17-vjeçarë, Yonatan dhe Yiftach, më 7 tetor, ditën kur personat e armatosur të Hamasit filluan sulmet.

“Ne do t’i vizitonim ata ditën që u vranë”, tha tezja e fëmijëve, duke treguar se si familja ishte kthyer së fundmi në Izrael nga Bostoni, ku jetonin prej vitesh.

Gruaja e tij, Livnat, e cila së shpejti do të mbushte 50 vjeç, lindi gjatë Luftës së Yom Kipur të vitit 1973, e cila është krahasuar me krizën aktuale për dështimin e shërbimeve të inteligjencës izraelite, raporton agjencia e lajmeve timesofisrael.

Vajza e tyre Rotem ishte pjesë e forcave të armatosura izraelite dhe trajnonte rekrutët, ndërsa Yonatan dhe Yiftach ishin në një shkollë me konvikt pranë Tel Avivit dhe luanin basketboll në programin e të rinjve të Hapoel.

“Ishin të gjithë fëmijë të mrekullueshëm. Ata kishin gjithë jetën përpara”, tha halla e tyre.

Ndërkohë, persona të armatosur të Hamasit vranë një çift tjetër, disa ditë përpara fejesës.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Masakër në Rripin e Gazës, bombardohet spitali! Shëndetësia palestineze: Të paktën 500 të vdekur! Izraeli e Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për sulmin


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës