Lufta/ Masakër në Rripin e Gazës, bombardohet spitali! Shëndetësia palestineze: Të paktën 500 të vdekur! Izraeli e Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për sulmin

Një spital spital në Qytetin e Gazës i mbushur me të plagosur dhe me palestinezë të tjerë që po kërkonin strehim, është bombarduar duke vrarë qindra persona. Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se të paktën 500 persona janë vrarë, ndërsa akuzoi Izraelin për sulmin. Një tjetër verison përcjell ushtria izraelite, e cila tha se shpërthimi ndodhi për shkak të një rakete të lëshuar nga Hamasi që ka rënë gabimisht mbi spital.

Nëse konfirmohen pretendimet e Hamasit, atëherë ky do të jetë sulmi dukshëm më vdekjeprurës ajror nga Izraeli në pesë luftërat e deritanishme mes Izraelit dhe Hamasit që nga viti 2008.

Po ashtu bombardime u raportuan edhe në zonat Khan Younis dhe Rafah. Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) dhe Shin Bet kanë njoftuar se Asma al-Mazini, kreu i Këshillit Shura të Hamasit, është vrarë gjatë operacioneve izraelite.

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të vizitojë të mërkurën Izraelin dhe Jordaninë. Biden do takohet me Mbretin Abdallah dhe Presidentin e Autoritetit Palestinez Abu Mazen në Jordani, ndërsa në Izrael do takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Ndërkohë Hamasi ka publikuar videon e parë të pengjeve, ku shihet një vajzë e cila thotë: "Unë quhem Maya Sham, jam 21 vjeçe dhe jam nga Shoham. Për momentin jam në Gaza".

Vendbanimi izraelit i Metulla u bombardua nga Libani jugor. Kjo u raportua nga dëshmitarë okularë dhe burime të inteligjencës ushtarake libaneze në kontakt me ANSA në Libanin jugor, por të pa autorizuar për të folur me mediat. Një shtëllungë tymi u pa duke dalur nga një prej ndërtesave në Metulla, e cila ishte e dukshme nga ana libaneze e Vijës Blu midis dy vendeve. Kjo gjë ishte si një përgjigje e një sulmi me raketa antitank të lëshuar nga Jugu i Libanit në qytetin e Metulla.

Zëdhënësi ushtarak, Daniel Hecht, tha se ushtria izraelite po përgatitet për fazat e ardhshme në luftën kundër Hamasit, por planet mund të jenë të ndryshme nga pushtimi i pritshëm tokësor i Gazës. 

"Ne po përgatitemi, por nuk kemi thënë se cilat do të jenë planet. Të gjithë po flasin për ofensivën tokësore. Mund të jetë diçka ndryshe", tha Hecht.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:53
E shkatërruar nga luftimet, pamje satelitore nga Gaza! Si ishte dhe si është tani pas bombardimeve

1697576207_dddddd.JPG

Rripi i Gazës vijon të bombardohet me sulme ajrore nga ushtria izraelite. Siç shihet nga pamjet satelitore ndërtesat janë kthyer në rrënoja ose janë dëmtuar shumë aq sa janë kthyer në të pabanueshme.


 

Ora 22:36
Masakra në spitalin në Gaza, Xhihadi Islamik hedh poshtë akuzat e Izraelit

1697565815_luftanerripinegazes.jpg

Zëdhënësi i Xhihadit Islamik ka mohuar çdo përgjegjësi për grupin në bombardimin e spitalit në Gaza, duke hedhur poshtë akuzat e Izraelit se një lëshim i dështuar i raketës shkaktoi masakrën.

 

Ora 22:28
Netanyahu: Terroristët sulmuan spitalin, jo Forcat e Armatosura izraelite

1697569920_page.jpg

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu , i bashkohet listës së atyre që fajësojnë terroristët palestinezë për shpërthimin vdekjeprurës në spitalin e Gazës. 

“E gjithë bota e di: terroristët barbarë të Gazës janë ata që sulmuan spitalin e Gazës, jo Forcat e Armatosura izraelite”, thotë ai në një deklaratë. “Ata që vranë mizorisht fëmijët tanë, vrasin edhe fëmijët e tyre.”

Ora 22:14
Mbreti Abdallah: Lufta ka hyrë në një fazë të rrezikshme, do ta tërheqë rajonin në një katastrofë


"Lufta ka hyrë në një fazë të rrezikshme, e cila do ta tërheqë rajonin në një katastrofë”, kështu deklaroi Mbreti Abdullah pas masakrës në spitalin në Gaza, ku raportohet për qindar të vdekur dhe të plagosur.

“Sulmi ndaj spitalit në Gaza është një masakër frikacake kundër civilëve të pafajshëm që nuk mund të tolerohet. Izraeli duhet të ndalojë agresionin e tij brutal në Gaza", tha mbreti jordanez Abdallah në një shënim zyrtar.

Ora 22:08
Masakra në spitalin në Gaza, Hamasi bën përgjegjës SHBA-në për sulmin

1697571130_gaza.jpg

“Shtetet e Bashkuara janë përgjegjës për sulmin në spitalin al-Ahly në Gaza për shkak të mbulimit të agresionit izraelit”, kështu deklaroi lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili konfirmoi për Al Jazeera se masakra konfirmon "brutalitetin" e Izraelit dhe shkallën e "humbjes" së tij pas sulmit të Hamasit më 7 tetor.

Haniyeh më pas u bëri thirrje palestinezëve në territoret e pushtuara që të ngrihen kundër pushtimit izraelit.

Ora 22:06
Masakra në spitalin në Gaza, kryeministri palestinez thirrje Këshillit të Sigurimit: Të ndalet lufta! Ka arritur kulmin e gjakderdhjes

1697566277_652ecd7aad36fpage.jpg

Kryeministri palestinez Mohammed Shtayyeh tha sonte se masakra e spitalit al-Ahli e kryer nga forcat pushtuese izraelite në qytetin e Gazës është një krim i tmerrshëm që bie në kuadrin e luftës gjenocidale kundër palestinezëve.

Kryeministri i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të ndalojë luftën e tmerrshme kundër popullit palestinez, e cila ka arritur kulmin e gjakderdhjes.

Ora 21:49
‘Spitali nuk ishte objektiv i ushtrisë’, zëdhënësi i Netanyahut: Ne synojmë vetëm bastionet e Hamasit

1697571285_page.jpg

Tal Heinrich, zëdhënës i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ,  tha se Forcat e Armatosura izraelite nuk synojnë spitalet, por bastionet, depot e armëve dhe objektivat ushtarake të Hamasit.

"Ne synojmë vetëm bastionet e Hamasit, depot e armëve dhe objektivat ushtarake", tha ai.

Ndërsa ushtria izraelite më herët deklaroi se spitali nuk ishte objektiv i ushtrisë, ndaj duhet verifikuar origjina e shpërthimit.

Ora 21:44
VIDEO/ Alarm në aeroportin e Tel Avivit, Scholz ‘braktis’ fluturimin e tij për në Kajro

 

Kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe delegacionit të tij iu desh të braktisnin papritur fluturimin shtetëror që nisej nga Tel Avivi për në Kajro për shkak të një alarmi ajror në aeroportin e qytetit izraelit.

Siç raportohet nga mediat vendase, Scholz u dërgua në një ndërtesë me një makinë dhe pasagjerët e tjerë u shtrinë në tokë. Gjatë alarmit u lëshuan dy raketa kundërajrore, të cilat dëgjoheshin qartë nga aeroporti.

Pas disa minutash pasagjerët mundën të riktheheshin në aeroplan.

 

Ora 21:39
Masakra me qindra të vdekur në spitalin në Gaza, Von der Leyen: Po punohet për të krijuar një urë ajrore në ndihmë të Gazas

1697387451_ursulavonderleyen.jpg

Komisioni Evropian ka njoftuar se synon të trefishojë ndihmën humanitare për civilët në Gaza.

“Ne po punojmë për të krijuar një urë ajrore për të lehtësuar ndihmën humanitare në Gaza. Ne jemi në kontakt me Egjiptin për të hyrë përmes vendit", kështu deklaroi presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen gjatë një konference për shtyp në fund të samitit të BE-së për krizën në Lindjen e Mesme, duke nënvizuar se uji në Rripin e Gazës është një e drejtë themelore humanitare.

 

Ora 21:22
Masakra me qindra viktima në Gaza, Erdogan: Sulmi në spital tregon çnjerëzimin e Izraelit


Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan e ka konsideruar të paprecedentë sulmin në spitalin në Gaza, ku deri më tani raportohet për qindra viktima dhe të plagosur.

Teksa ka akuzuar Izraelin për masakrën, Erdogan u ka bërë thirrje gjithë njerëzimit të ndërmarrë veprime për të ndaluar brutalitet në Gaza.

“Të bombardosh një spital me gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm është shembulli i fundit i sulmeve izraelite pa vlerat më themelore njerëzore. Unë i bëj thirrje gjithë njerëzimit të ndërmarrë veprime për të ndaluar këtë brutalitet të paprecedentë në Gaza”,  ka shkruar Erdogan në “X”.

Ora 21:20
Sulmi në Gaza, Hamasi: Nëse Izraeli i ndal bastisjet, pengjet do të lirohen menjëherë

1697569059_58da7d93560d430fa7a4d85214fadd7e.jpg

Një zyrtar i Hamasit tha se grupi është i gatshëm të lirojë menjëherë të gjithë pengjet civile, të huaj dhe izraelitë nëse Izraeli ndalon sulmet e tij ajrore në Gaza.

Zyrtari tha se pengjet mund të lirohen brenda një ore nëse Izraeli ndalon. Ai tha se tani nuk ka vend të sigurt për lirimin e pengjeve.

Në këmbim të lirimit të ushtarëve izraelitë të mbajtur peng, zyrtari i Hamasit tha se Izraeli duhet të lirojë të gjithë palestinezët e mbajtur në burgjet izraelite.

Ora 21:17
Masakra në spitalin në Gaza, Michel: Bastisja izraelite shkel ligjin ndërkombëtar

1697565815_luftanerripinegazes.jpg
“Bastisja izraelite që goditi një kompleks spitalor në Gaza, duke shkaktuar qindra vdekje, nuk është në përputhje me ligjin ndërkombëtar", kështu ka deklaruar presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një konferencë për shtyp në fund të samitit të jashtëzakonshëm të 27 për luftën në Lindjen e Mesme.

Kur u pyet për të njëjtën temë, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen refuzoi çdo koment në pritje të "konfirmimit".

Ora 21:16
Masakra me qindra të vdekur në spitalin në Gaza, OBSH dënon ashpër sulmin

1697570224_gazaluftanerripinegazes.webp

OBSH dënon fuqishëm sulmin në spitalin Arab Al Ahli në Gazën veriore, ku raportet fillestare flasin për qindra të vdekur dhe plagosur.

“Ne bëjmë thirrje për mbrojtjen e menjëhershme të civilëve dhe kujdesin shëndetësor dhe heqjen e urdhrave të evakuimit", shkruan Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus në X.

Ora 20:57
Masakra me qindra viktima në spitalin në Gaza, Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për sulmin

1697568977_luftanerripinegazes.jpg

Ushtria izraelite ka akuzuar Hamasin për shpërthimi në spitalin Baptist Al-Ahli Arabi në qytetin e Gazës, i cili u bë shkak për shkak i vdekjes së të paktën 200 personave dhe plagosjes së qindra të tjerëve.

Ndërsa Hamasi nga ana tjetër akuzon ushtrinë izraelite për masakrën.

 

 

Ora 20:53
Masakra në spitalin e Gazës, qindra palestinezë demostrojnë nëpër rrugë


Qindra palestinezë dolën në rrugët e Nablus, Tulkarem dhe Jenin në Bregun Perëndimor pas masakrës në spitalin e Gazës për të cilin Hamasi fajëson Izraelin.

Një sulm ajror izraelit ka goditur spitalin al-Ahli në qytetin e Gazës, ku mijëra civilë po kërkojnë trajtim mjekësor dhe strehim nga sulmet e pamëshirshme.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se të paktën 500 viktima në shpërthimin në spital. Goditi gjithashtu një shkollë e OKB-së që strehoi refugjatë.

Ora 20:46
Sulmi në spitalin në Gaza, Abbas shpall tre ditë zie

1697566277_652ecd7aad36fpage.jpg

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas ka shpallur tre ditë zie pas sulmit ajror vdekjeprurës në Spitalin Baptist Al-Ahli Arabi të Gazës, njoftuan mediat shtetërore.

Ndrësa Izraeli po verifikon të dhënat e deritanishme mbi sulmin në spitalin në Gaza që Hamasi tha se shkaktoi qindra të vdekur.

Këtë e tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, duke shpjeguar për mediat vendase se nuk dihet ende nëse shpërthimi ishte shkaktuar nga një sulm izraelit.

“Ka shumë sulme ajrore, shumë lëshime raketash të dështuara dhe shumë lajme të rreme nga Hamasi”, komentoi Hagari, duke ngritur dyshime që spitali të ishte goditur nga një rakete e Hamasit kundër Izraelit.

Ora 19:28
Hamasi: Të paktën 500 të vdekur nga bombardimet në spital në qytetin e Gazës

Sipas Hamasit, në bombardimet izraelite të Spitalit Baptist Al-Ahli Arabi në qytetin e Gazës kanë humbur jetën të paktën 500 persona.

The Government Media Office: #Israel committed a war crime, targeting the courtyard of the Baptist Hospital.

Hundreds of displaced Gazans had been taking shelter in the courtyard of the hospital thinking that it would be safe because it is a hospital sponsored by Christian… pic.twitter.com/PiZin8jqDH

— Quds News Network (@QudsNen) October 17, 2023
Ora 19:21
Lufta në Rripin e Gazës, 15 gazetarë të vrarë që nga nisja e konfliktit

Të paktën 15 gazetarë u vranë në dhjetë ditët e para të konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, sipas të dhënave të mbledhura nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Shifra është e njëjta me numrin e gazetarëve që humbën jetën në dy vitet e konfliktit në Ukrainë.

Ora 19:13
Sulmet në Rripin e Gazës, Netanyahu: Luftë e fuqishme në ditët në vijim

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi nga bazat ushtarake të njësisë Sayeret Matkal në jug të shtetit hebre se në ditët në vijim do të zhvillohet një luftë e fuqishme.

“Lufta do të zhvillohet me forcë të fuqishme në ditët në vijim”, tha kryeministri izraelit.

Ora 19:12
Lufta në Rripin e Gazës, Hamasi: Deri më tani 940 fëmijë viktima të sulmeve

Të paktën 940 fëmijë dhe 1,032 gra janë vrarë nga sulmet në Rripin e Gazës që nga 7 tetori .

Numri i viktimave u bë i ditur nga Hamasi, pasi përhapi lajmin për vrasjen e 3 mijë palestinezëve dhe plagosjen e 12.500 të tjerëve.

Ora 19:10
Izraeli bombardon një shkollë të drejtuar nga OKB në Rripin e Gazës, 6 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

1697562983_gggggggg.JPG

Një shkollë është goditur gjatë sulmeve ajrore të Izraelit në kampin e refugjatëve al-Maghazi në Rripin e Gazës, sipas Kombet e Bashkuara. Raportohet se të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe dhjetëra  të tjerë kanë mbetur të plagosur nga ky sulm. Shkolla e goditur drejtohet nga agjencia e ndihmës UNRWA, pjesë e OKB-së, në Gaza.

Ora 18:47
Kreu i inteligjencës izraelite: Kemi dështuar në misionin tonë, nuk paralajmëruam sulmin e Hamasit

1697561724_48678921938c38d9fbef7k1200x640.jpg

Shefi i inteligjencës së Forcave të Mbrojtjes të Izraelit e ka quajtur dështim të tijin faktin se nuk mundi të parandalonte sulmin e Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Në një letër drejtuar trupave, gjeneral Aharon Haliva shkruajti se: Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake, nën komandën time, nuk arriti të paralajmëronte për sulmin terrorist të kryer nga Hamasi. Ne kemi dështuar në misionin tonë më të rëndësishëm dhe unë si drejtues i Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake mbaj përgjegjësi të plotë për dështimin.

Megjtihatë ai thotë se Izraeli do “të luftojë dhe të fitojë”.

Më pas, ai ka theksuar se “do të ketë kohë për hetime. Tani po luftojmë. Humbëm dhjetë nga njerëzit tanë më të mirë, shumë prej nesh u plagosën, ushtarët humbën të afërmit e tyre. Histori të panumërta heroizmi”.

Ora 18:24
Lufta në Rripin e Gazës, Scholz: Detyra e Gjermanisë është të garantojë ekzistencën dhe sigurinë e Izraelit

1696539553_olafscholzgjermaniukraine.jpg

Në një takim të përbashkët me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Tel Aviv, kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi në një konferencë për shtyp se detyra e Gjermanisë në këtë situatë të vështirë është të garantojë ekzistencën dhe sigurinë e Izraelit.

“Është e rëndësishme këtu në Izrael, në këtë situatë të vështirë, të thuhet qartë: historia gjermane dhe përgjegjësia jonë që rrjedh nga Holokausti do të thotë se është detyra jonë të garantojmë ekzistencën dhe sigurinë e Izraelit. Në kohë të vështira, Gjermania ka vetëm një vend: të qëndrojë pranë Izraelit, i cili ka të drejtën, bazuar në të drejtën ndërkombëtare, të mbrohet dhe të luftojë terrorizmin. dhe gabim i pafalshëm për të hyrë në konflikt”, tha Scholz duke iu drejtuar “të gjithë lojtarëve të tjerë”, tha Scholz.

Ora 18:08
Sulmohet shtëpia e vëllait të kreut të Hamasit, tre anëtarë të familjes të vrarë

Ushtria izraelite ka vrarë tre anëtarë të familjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, raportojnë burimet në Gaza.

Në mediat lokale flitet se nga sulmi i befasishëm në shtëpinë e Abu Khaled Haniyeh, vëllait të liderit të Hamasit Ismail Haniyeh, në Gaza është vrarë edhe një nga djemtë e kreut të Lëvizjes Islame, i cili prej vitesh jeton në mërgim.

Megjithatë, nuk ka ende asgjë të konfirmuar. Haniyeh është aktualisht në Katar, në mbështetje të  Hamasit.

Të shtunën, Haniyeh u takua me ministrin e jashtëm të Iranit në Katar, ku ata diskutuan sulmin vdekjeprurës të Hamasit në Izrael dhe ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin për të arritur qëllimet e grupit.

Gjatë takimit të tyre në kryeqytetin e Katarit, Doha, ministri i jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian vlerësoi tërbimin si një "fitore historike" që kishte sjellë një pengesë për pushtimin e territorit palestinez nga Izraeli.

 

Ora 17:34
Lufta/ 1200 persona të bllokuar nën rrënoja në Gaza

1697557287_bambiniGaza1200.jpg

1200 persona, prej tyre 500 të mitur, janë të bllokuar nën rrënoja në Gaza e cila po sulmohet nga ushtria Izraelite. Ky është bilanci i autoriteteve palestineze. 

"Mjekët thonë se dëgjojnë njerëz duke bërtitur nën rrënoja, por ata nuk mund të bëjnë asgjë për t'i ndihmuar", tha Mohammed Abu Selmia, drejtor i përgjithshëm i spitalit Shifa, objekti më i madh mjekësor në Gaza.

Ora 14:55
Gjenden të përqafuar me njëri-tjetrin, shuhet familja izraelite me 5 anëtarë

1697546995_family.jpg

Histori të ndryshme kanë mbushur rrjetet sociale duke përfshirë edhe atë të një familjeje prej pesë anëtarësh, të cilët u gjetën të përqafuar në vendin ku u vranë.

Aviv Kuz, 54 vjeç, u gjet duke përqafuar gruan e tij 49-vjeçare, Livnat, vajzën e tij 19-vjeçare, Rotem, dhe djemtë e tij 17-vjeçarë, Yonatan dhe Yiftach, më 7 tetor, ditën kur personat e armatosur të Hamasit filluan sulmet.

“Ne do t’i vizitonim ata ditën që u vranë”, tha tezja e fëmijëve, duke treguar se si familja ishte kthyer së fundmi në Izrael nga Bostoni, ku jetonin prej vitesh.

Gruaja e tij, Livnat, e cila së shpejti do të mbushte 50 vjeç, lindi gjatë Luftës së Yom Kipur të vitit 1973, e cila është krahasuar me krizën aktuale për dështimin e shërbimeve të inteligjencës izraelite, raporton agjencia e lajmeve timesofisrael.

Vajza e tyre Rotem ishte pjesë e forcave të armatosura izraelite dhe trajnonte rekrutët, ndërsa Yonatan dhe Yiftach ishin në një shkollë me konvikt pranë Tel Avivit dhe luanin basketboll në programin e të rinjve të Hapoel.

“Ishin të gjithë fëmijë të mrekullueshëm. Ata kishin gjithë jetën përpara”, tha halla e tyre.

Ndërkohë, persona të armatosur të Hamasit vranë një çift tjetër, disa ditë përpara fejesës.

Ora 14:40
Paralajmëron përshkallëzim! Udhëheqësi suprem i Iranit akuzon Izraelin për spastrim etnik në Gaza: Po na humbet durimi

1697546377_sulm.jpg

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka thënë sot nëse "mizoritë" kundër Gazës vazhdojnë, muslimanët dhe forcat e rezistencës mund të humbasin durimin dhe askush nuk do të ishte në gjendje t'i parandalonte veprimet e tyre.

"Bota po dëshmon spastrimin etnik të kryer nga regjimi sionist", tha Khamenei gjatë një fjalimi në Teheran, raporton CNN

Izraeli ka pohuar se po bën përpjekje për të minimizuar viktimat civile duke paralajmëruar civilët të largohen nga pjesa veriore e Gazës, por numri i përgjithshëm i vdekjeve të raportuara nga ministria palestineze e shëndetësisë është afër 3 mijë.

SHBA dhe Izraeli thonë se Irani është mbështetësi kryesor i Hamasit, i cili nisi një sulm të paprecedentë në Izrael më 7 tetor që la 1400 të vdekur, edhe pse nuk ka prova konkrete për këto dyshime. Irani ka mohuar çdo përfshirje në nisjen e sulmeve të Hamasit.  Presidenti i SHBA Joe Biden e ka paralajmëruar Iranin që të jetë i kujdesshëm me veprimet e tij në rajon, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë paralajmëruar të dy Teheranin kundër ndërhyrjes dhe përshkallëzimit të luftës Izrael-Hamas.

Ora 14:30
Britania thirrje Izraelit: Vendi po shkon drejt kolapsit, të lejohet uji në Gaza

1697545738_pal.jpg

Mbretëria e Bashkuar i ka kërkuar Izraelit që të lejojë ujë në Gaza pasi furnizimet kanë filluar të pakësohen. Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit tha se qeveria "po ndërmerr hapa" për të vazhduar punën e ngushtë me vendin dhe për t'u siguruar që ai të veprojë "brenda ligjit ndërkombëtar", raporton Skynews

"Ne jemi në diskutim e sipër dhe jemi të prirur të shohim që uji të rikthehet në zonë. Ne duam të bëjmë gjithçka që është e mundur për të lehtësuar çështjet humanitare të shpalosura në Gaza. Uji është një pjesë e rëndësishme e kësaj", tha ai. 

Punonjësit e ndihmave kanë paralajmëruar se territori është afër kolapsit të plotë me furnizime gjithnjë në rënie të ujit dhe ilaçeve. Shumë njerëz kanë racionuar ujin e pakët të pastër, ndërsa të tjerë po pinë ujë të ndotur ose ujë mbushur me ujëra të zeza, duke rrezikuar përhapjen e sëmundjeve. Izraeli thotë se bllokada e tij e ushqimit, karburantit dhe ujit do të vazhdojë derisa Hamasi të lirojë të gjithë pengjet.

Ora 13:37
Refuzojnë të braktisin shtëpitë e tyre në Gaza, reagojnë familjet palestineze: Nuk do të largohemi

1697542644_bbc.jpg

Qindra mijëra palestinezë janë larguar nga Gaza veriore ndërsa Izraeli po përgatitet për një ofensivë tokësore kundër Hamasit. Por pavarësisht rreziqeve, shumë prej tyre nuk duan ose nuk mund të largohen nga zona.

“Unë nuk do të largohem nga vendi im, nuk do të largohem kurrë. Nuk mund të shkoj në një vend tjetër, edhe nëse do të na shkatërrojnë shtëpitë. Unë do të qëndroj këtu”, tha 42-vjeçari Mohamed Ibrahim.

Mohammed Ibrahim tha se ai dhe familja e tij janë zhvendosur vazhdimisht në zonën e qytetit të Gazës ditët e fundit, duke iu përgjigjur paralajmërimeve për sulme ajrore në bastionin e Hamasit në zemër të Rripit verior.

“Të dielën e kaluar në orën 2 të mëngjesit pati sulme dhe u lëshuan raketa. U largova me gruan dhe katër fëmijët”, tha Mohamed, raporton BBC.

Familja la shtëpinë e tyre në Jabalia por kur mësuan se edhe kjo zonë do të ishte në shënjestër, përfunduan në një periferi të qytetit të Gazës.

“Fëmijëve të mi u mungon kopshti i tyre, ata janë në një apartament me gjithë familjen”, tha Mohamed.

Izraeli ka akuzuar Hamasin për përdorimin e civilëve si mburoja, gjë që ai e mohon dhe se synon të fshihet brenda popullsisë civile dhe infrastrukturës. Ushtria izraelite ka paralajmëruar civilët që të evakuojnë Gazën veriore dhe të shkojnë në jug, dhe shumë e kanë dëgjuar thirrjen, pavarësisht thirrjeve nga Hamasi për të qëndruar. Rreth 500 mijë nga 1.1 milion njerëz thuhet se janë larguar në 48 orët e fundit.

Ora 13:25
Policia e Izraelit: Kemi identifikuar 947 trupa të civilëve të vrarë

1697541947_II.jpg

Policia izraelite tha se kishte identifikuar trupat e 947 civilëve të vrarë në sulmin e Hamasit. Sipas policisë, të cituar nga mediat, ata përfaqësojnë rreth 70% të viktimave të cilat, sipas vlerësimeve, arrijnë mbi 1300.

Ora 13:20
Izraeli: Plani mund të mos jetë pushtimi i Gazës

1697397136_sulmohetizraeli.jpg

Zëdhënësi ushtarak, Daniel Hecht, tha se ushtria izraelite po përgatitet për fazat e ardhshme në luftën kundër Hamasit, por planet mund të jenë të ndryshme nga pushtimi i pritshëm tokësor i Gazës. 

"Ne po përgatitemi, por nuk kemi thënë se cilat do të jenë planet. Të gjithë po flasin për ofensivën tokësore. Mund të jetë diçka ndryshe", tha Hecht.

Ora 11:50
Premtimi i Trump: Nëse zgjidhem president do të dëboj të gjithë emigrantët që mbështesin Hamasin

1696262985_1696262926kjnds.jpg

Donald Trump premtoi të hënën se nëse zgjidhet president në vitin 2024, do të ndalojë hyrjen në SHBA të emigrantëve që mbështesin Hamasin. Ai gjithashtu premtoi se do të dërgonte oficerë policie në protestat pro-palestineze islamike për të arrestuar dhe deportuar emigrantët që protestojnë.

Izraeli i ka shpallur luftë Hamasit dhe operacionet e tij hakmarrëse kanë vrarë më shumë se 2800 palestinezë në Rripin e Gazës, sipas autoriteteve të enklavës.

Ish-presidenti tha gjithashtu se nëse ai fiton mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë, do të ndalojë këdo që nuk njeh të drejtën e Izraelit si shtet dhe se do të urdhërojë heqjen e vizave të lëshuara për studentët e huaj, raporton agjencia e lajmeve israelnationalnews.

Ai gjithashtu u zotua të rrisë ndalimet e hyrjes për qytetarët e vendeve ku “murtaja e terrorizmit” është e përhapur. Ai nuk shpjegoi se si do ta zbatonte këtë politikë, por siguroi se do të ketë “kontroll të fortë” nga pikëpamja “ideologjike” e atyre që dëshirojnë të hyjnë në SHBA.

Shumë nga politikat e republikanëve gjatë kohës së presidentit u sfiduan ligjërisht. Njoftimet që ai bëri dje mund të kenë të njëjtin fat.

Ndalimi i hyrjes që ai kishte vendosur për qytetarët e vendeve me shumicë myslimane u rrëzua me një vendim gjykate, përpara se të vinte në fuqi sërish me një vendim të Gjykatës së Lartë.

Ora 11:40
VIDEO/ Sirenat e sulmit ajror bien në Tel Aviv, Blinken dhe Netanyahu strehohen

1697535600_ksa.jpg

Sirenat e sulmit ajror u lëshuan në të gjithë qytetin bregdetar mbrëmjen e së hënës. Njerëzit filluan duke u strehuar në Tel Aviv. Po ashtu edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, duke vizituar Izraelin për herë të dytë në pesë ditë, u strehuan së bashku në një bunker për një kohë të shkurtër.

Raketat e tipit Iron Dome filluan duke sulmuar vendin, por Izraeli kreu një seri të paprecedentë sulmesh ajrore në Gaza në përgjigje të luftëtarëve të Hamasit që kaluan barrierën në Izrael më 7 tetor, raporton La Repubblica.

Këto sulme shkaktuan vdekjen e 1,300 izraelitëve, kryesisht civilë, duke e bërë atë ditë më vdekjeprurëse në historinë e Izraelit. Kjo situatë konflikti vazhdon prej 75 vitesh. Edhe pse kanë vetëm 10 ditë që ka vazhduar sulmi mes tyre, Hamasi ende ruan aftësinë për të lëshuar raketa drejt Izraelit, gjë që sinjalizohet nga sirenat paralajmëruese. 

Krahu i armatosur i grupit militant palestinez Hamas tha se ka lëshuar një seri raketash në Jerusalem dhe Tel Aviv në një sulm. 

 

Ora 11:09
VIDEO/ Shefi i Inteligjencës izraelite merr përsipër fajin: Nuk e parandaluam dot sulmin e Hamasit

1697533689_hs.jpg

Kreu i Shërbimit të Përgjithshëm të Sigurisë së Izraelit (Shin Bet), Ronan Barr ka marrë përgjegjësinë pas sulmeve të Hamasit.

Në një letër drejtuar punonjësve të shërbimit, ai tha se nuk ishin në gjendje që të paralajmëronin njerëzit e tyre, por edhe botën për atë që i priste, e aq më tepër të parandalonin sulmin.

“Megjithë një sërë veprimesh që ndërmorëm, për fat të keq të shtunën nuk ishim në gjendje të krijonim një paralajmërim të mjaftueshëm që do të lejonte parandalimin e sulmit. Si person në krye të organizatës, përgjegjësinë për këtë e kam unë”, ka thënë ai në letër.

Për Barr, prioritet është kundërpërgjigja dhe më pas do të vijojnë hetimet, për të dalë në një përfundim se si Inteligjenca nuk arriti të zbulonte në kohë, raportron agjencia e lajmeve WorldNews.

“Do të ketë kohë për hetime. Tani po luftojmë. Humbëm dhjetë nga njerëzit tanë më të mirë, shumë prej nesh u plagosën, ushtarët humbën të afërmit e tyre. Histori të panumërta heroizmi”, shtoi Barr.

Vlen të theksohet se, sipas Times of Israel, “lëvizje të pazakonta” ishin zbuluar në Rripin e Gazës në orët para fillimit të sulmit, por këto indikacione u injoruan kryesisht nga agjencitë përkatëse izraelite.

 

Ora 10:50
Tajani: Negociatat po zhvillohen për të larguar italianët nga Gaza

1695709352_natoantoniotajanikforkosoveserbitensioneneveritekosoves.jpg

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm, Antonio Tajani, në një intervistë për Radio anch'io tha se negociatat ishin duke u zhvilluar për të riatdhesuar italianët nga Gaza. Ai tha se kjo gjë ishte prioriteti i tij dhe i shtetit italian.

“Janë një duzinë pengjesh italiane dhe janë afër Rafahut, shpresojmë që sot të largohen nga Rripi i Gazës dhe të mbërrijnë në Egjipt, negociatat janë duke u zhvilluar. Për ne ky është prioriteti, ashtu siç kemi riatdhesuar të gjithë turistët, pelegrinët. italianët që ishin në Izrael dhe donin të ktheheshin në shtëpi, kështu po bëjmë për ata që janë në Rripin e Gazës", tha Tajani.

Ora 10:41
Të paktën 17 punëtorë të OKB-së janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza

1697289574_izrael.jpg

Të paktën 17 anëtarë të stafit të agjencisë së ndihmave të Kombeve të Bashkuara në Gaza (UNRWA) janë vrarë në sulmet ajrore izraelite që nga 7 tetori, tha agjencia në një deklaratë të martën. 

UNRWA tha se sulmet ajrore izraelite kishin vazhduar në Khan Younis dhe zona të tjera jugore të enklavës. Rreth 1 milion njerëz janë zhvendosur në të gjithë Rripin e Gazës, me gati 400,000 që kërkojnë strehim në objektet e UNRWA-s, tha agjencia, raporton CNN.

Pavarësisht urdhrave të evakuimit të IDF-së, një numër i panjohur i personave të zhvendosur brenda vendit mbeten në shkollat ​​e UNRWA-s në veri, duke shtuar se ajo nuk mund të ndihmojë ose mbrojë më njerëzit në këto zona.

Ora 10:34
Artileria izraelite bombardon Libanin jugor! Pas sulmit të Hezbollahut, mbyllet zona ushtarake e Metullës

1697531672_bota.jpg

Vendbanimi izraelit i Metulla u bombardua nga Libani jugor. Kjo u raportua nga dëshmitarë okularë dhe burime të inteligjencës ushtarake libaneze në kontakt me ANSA në Libanin jugor, por të pa autorizuar për të folur me mediat. Një shtëllungë tymi është parë duke dalur nga një prej ndërtesave në Metulla, e cila është e dukshme nga ana libaneze e Vijës Blu midis dy vendeve.

Kjo gjë ishte si një përgjigje e një sulmi me raketa antitank të lëshuar nga Jugu i Libanit në qytetin e Metulla.

Metulla, një qytet izraelit në veri të vendit dhe nën zjarrin e Hezbollahut, është shpallur zonë e mbyllur ushtarake. Këtë e kanë raportuar mediat izraelite.

Ora 10:28
84 mijë gra shtatzëna në rrezik në Gaza, pa ndihma dhe furnizime me ushqime

84 mijë gra shtatzëna janë në rrezik në Gaza, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk mund të marrë ndihma dhe furnizime.

Ka "78 ton furnizime shëndetësore, të cilat janë të mjaftueshme për nevojat themelore thelbësore për 300,000 njerëz" në anën egjiptiane të pikës kufitare Rafah, e cila aktualisht është e mbyllur, tha zëdhënësja e OBSH-së Margaret Harris për CNN John Vause.

Drejtoresha e përgjithshme e OBSH-së nënshkroi një marrëveshje me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi për të hapur kalimin, por bombardimet izraelite e kanë rrugën të pasigurt, theksoi ajo. Ka 84,000 gra shtatzëna në Gaza, me shumë që lindin çdo ditë, tha Harris për Vause. 

“Fëmijve nuk u interesojnë bombat, ata vijnë kur vijnë”, u shpreh ajo.

Disa spitale janë "jashtë funksionit për shkak të dëmtimit nga bombardimet", tha Harris, duke vënë në dukje se OBSH ka dokumentuar mbi 44 sulme në spitale.

 

Ora 10:24
Izraeli ekzekuton 4 'terroristë': Kishin rrethuar gardhin e sigurisë në Liban me bomba

1697531049_r.jpg

Forcat izraelite pretendojnë se kanë penguar një tentative për sulm me bomba nga Gaza, që ishin vendosur në gardhin e sigurisë në Liban, gati për të plasur. Në kushtet e emergjencës për të parandaluar sulmin, forca izraelite ka hapur zjarr ndaj 4 'terroristëve' të cilët mbetën të vrarë në kufi. 

“Pak kohë më parë, një forcë e IDF-së pengoi një përpjekje për të vendosur pajisje shpërthyese përgjatë kufirit me Sirinë. Forcat speciale që po kryenin një pritë pranë një poste të IDF-së në lartësitë jugore të Golanit, vunë re një numër terroristësh që vendosnin mjete shpërthyese përgjatë kufirit", thuhet në njoftimin e zëdhënësit të IDF-së.

Deklarata vuri në dukje se forcat e IDF në veri ishin në një nivel të lartë gatishmërie dhe paralajmëruan Sirinë se Izraeli e konsideron Damaskun përgjegjës për çdo sulm që vjen nga territori i tij, raporton agjencia e lajmeve TimesofIsrael.

Incidenti erdhi në mes të tensioneve të larta në zonë, teksa ushtria përgatitej për një sulm nga Hezbollahu përgjatë kufirit pas një tentative të supozuar për sulm nga grupi terrorist të hënën e kaluar. Hezbollahu ka qenë gjithashtu aktiv në Siri, ku luftoi në mbështetje të regjimit të Asadit.

Gjatë javëve të fundit, Hezbollah ka kërcënuar një formë hakmarrjeje për vdekjen e një prej luftëtarëve të saj javën e kaluar në Siri në një sulm ajror që ia atribuoi Izraelit, por që shteti hebre nuk e ka pranuar zyrtarisht kryerjen.

Ora 10:15
Kanadaja bën thirrje për hapjen e një korridori humanitar në Gaza

1697530497_kanada.jpg

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, bëri thirrje për hapjen e një korridori humanitar në mënyrë që ndihmat të arrijnë në Rripin e Gazës, i cili është nën bllokadë izraelite dhe është ndërprerë qasja në shërbimet bazë.

Sipas CBC News, Trudeau në fjalimin e tij në Dhomën e Komunave tha se janë "thellësisht të shqetësuar për krizën e tmerrshme dhe të përkeqësuar humanitare" në Gaza. Ai tha se urdhër që ndihma humanitare të arrijë tek civilët në Gaza, raporton agjencia e lajmeve turke Anadolu.

Trudeau bëri thirrje për krijimin e një korridori humanitar në mënyrë që ndihmat të mund të arrijnë në Rripin e Gazës pa asnjë pengesë. Ai theksoi se "edhe lufta ka rregulla dhe ligji ndërkombëtar duhet të respektohet në Gaza".

Ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme, Melanie Joly tha se "Ndërsa ka një krizë në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Izrael, situata e sigurisë në rajon është bërë shumë e paqëndrueshme". Ajo këshilloi qytetarët e Kanadasë që jetojnë në Liban të largohen nga vendi.

Ora 10:09
Konfirmohet e vdekur një 13-vjeçare britanike, babai dhe motra ende të zhdukur

1697530080_shash.jpg

Një adoleshente britanike e zhdukur me motrën e saj pas sulmeve të Hamasit është konfirmuar e vrarë. Pjestarët e familjes i thanë BBC këtë mëngjes se 13-vjeçarja Yahel është vrarë në sulm. Nëna e saj Lianne u vra gjithashtu. Motra e saj britanike Noiya, 16 vjeç, dhe babai i saj Eli janë ende të zhdukur.

Një ditë më parë, kryeministri Rishi Sunak tha se gjashtë shtetas britanikë ishin vrarë në sulmet dhe 10 të tjerë ishin të zhdukur. Në një deklaratë për deputetët, Sunak bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të 199 personave të marrë peng.

Ndërsa familjet e disa prej të zhdukurve po ndiqnin seancën në Parlament, Sunak tha se "natyra e tmerrshme e këtyre sulmeve do të thotë se është e vështirë të identifikohen shumë prej të vdekurve", por se të paktën gjashtë britanikë u vranë.

Nga 10 të tjerë të zhdukur, ai tha se disa dyshohet se janë në mesin e të vdekurve dhe Britania e Madhe po punonte me Izraelin për të vërtetuar faktet dhe për të mbështetur familjet përmes dhimbjes së tyre të paimagjinueshme. Ai tha se tetë fluturime deri më tani kanë sjellë 500 shtetas britanikë nga Izraeli, me të tjerë që pritet të largohen të hënën.

Të paktën 1,400 izraelitë u vranë, shumë prej tyre civilë, në sulmin e Hamasit kur persona të armatosur depërtuan në komunitete pranë Rripit të Gazës në orët e para të 7 tetorit. Më shumë se 2,700 palestinezë janë vrarë në sulmet e shumta ajrore kundër Gazës nga ushtria izraelite, e cila gjithashtu po bllokon karburantin, ujin, ushqimin dhe furnizimet mjekësore që të hyjnë në territor.

Ora 09:01
Hamasi publikon videon e parë të pengjeve: Më nxirrni nga këtu, më dërgoni në shtëpi

1697526068_ab.jpg

Hamasi ka publikuar së fundmi një video, ku shihet një vajzë e mbajtur peng, e cila quhet Maya Sam. Ajo në video thotë se ishte në një festë pranë Rripit të Gazës, ku më pas terroristët e Hamasit masakruan mbi 260 njerëz. 

Ky është apeli i nisur në videon e parë të publikuar nga Hamasi për një nga 200 pengjet e marra në Gaza në shpërthimin e përgjakshëm të 7 tetorit në jug të Izraelit.

"Unë jam Maya Sam, jam 21 vjeç nga Shoham. Aktualisht jam në Gaza. U ktheva herët në mëngjes të shtunën nga një festë në zonën e Sderotit. E kam lënduar rëndë dorën. Më sollën në Gaza dhe më çuan në spital këtu për tre orë. Ata u kujdesën për mua dhe më dhanë ilaçe. Unë vetëm ju kërkoj që të më ktheni në shtëpinë time sa më shpejt të jetë e mundur, te familja ime, te prindërit e mi, te vëllezërit e motrat e mia. Të lutem më nxirr nga këtu sa më shpejt", tha Maya.

Pas publikimit të videos kanë reaguar edhe familjarët e saj konfirmuan se ishte vajza e tyre dhe se ishin shumë të lumtur që ajo ishte gjallë.

 

Ora 08:50
VIDEO/ Organizoi sulmin në Kibbutz, publikohet momenti kur izraelitët 'hedhin në erë' ndërtesën ku qëndronte kreu i inteligjencës së Hamasit

1697525413_al.jpg

Disa pamje të filmuara përmes dronëve janë publikuar nga forcat ajrore Izraelite, ku tregohet momenti i sulmit të ndërtesës ku qëndronte kreu i Inteligjencës së Hamasit. 

Forcat izraelite kanë pretenduar se kanë vrarë një komandant të Hamasit, Bilal al Kadr, në sulmin ajror që ndodhi ditën e djeshme, i cili gjithashtu ishte edhe organizator i masakrave në fshatin Kibbutz.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se Bilal al Kedra qëndron pas vrasjeve masive në fshatrat Kibbutz Nirim dhe Nir Oz fundjavën e kaluar, raporton Daily Mail.

Bilal al Kadr ishte një komandant i lartë palestinez i Hamasit. 

Ora 08:21
Forcat Ajrore izraelite i kundërpërgjigjen sulmit të Hamasit, 'shënjestrojnë' objektivat e Hezbollahut në Liban

1697397136_sulmohetizraeli.jpg

Forca Ajrore izraelite (IAF) njoftojnë se kanë nisur sulmin në objektivat e Hezbollahut në Liban si hakmarrje ndaj sulmeve të një dite më parë nga vendi fqinj.

“Pak kohë më parë, IAF goditi objektivat terroriste dhe infrastrukturën ushtarake të organizatës terroriste Hezbollah në Liban, në përgjigje të zjarrit të djeshëm (të hënën) drejt Izraelit”, tha Forcat Ajrore në një postim në X.

Ky sulm vjen vetëm disa orë pasi Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kishin njoftuar se po “godisnin objektivat terroriste të Hezbollahut në Liban”.

Hezbollahu, i cili zotëron fuqi të konsiderueshme në Liban, është cilësuar si një organizatë terroriste nga SHBA, Britania e Madhe dhe vende të tjera.

Ata konsiderohen të kenë një arsenal më të sofistikuar në krahasim me Hamasin dhe janë të afta të godasin objektiva më tej brenda Izraelit.

Ora 07:45
Vritet në Gaza ish-zyrtari i lartë i Hamasit

1697521811_osama.jpg

Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) dhe Shin Bet njoftojnë se Asma al-Mazini, kreu i Këshillit Shura të Hamasit, u vra gjatë operacioneve izraelite në Rripin e Gazës.

Sipas deklaratës, al-Mazini ishte "ministri" përgjegjës për të burgosurit e Hamasit në burgjet izraelite dhe drejtoi sulme terroriste kundër Izraelit. 

Ai kishte udhëhequr gjithashtu negociatat për shkëmbimin e ushtarit të kapur izraelit Gilad Shalit.

Ora 07:39
Netanyahu drejtuar Putinit: Lufta nuk do ndalet derisa Hamasi të shkatërrohet

1697521288_pupu.jpg

Në bisedën e tij me presidentin rus, Vladimir Putin, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se vendi i tij nuk do e ndalojë ofensivën në Rripin e Gazës "derisa të eliminojë aftësitë ushtarake dhe qeveritare të Hamasit". 

Kjo është raportuar nga Haaretz, duke cituar zyrën e kryeministrit. 

Netanyahu i tha Putinit "se Izraeli u sulmua nga vrasës frikacakë dhe mizorë dhe u përgjigj duke nisur një luftë kundër Hamasit".

Ora 07:35
Lufta në Rripin e Gazës/ Biden viziton nesër Izraelin dhe Jordaninë

1696967359_biden.png

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të vizitojë të mërkurën Izraelin dhe Jordaninë. Biden do takohet me Mbretin Abdallah dhe Presidentin e Autoritetit Palestinez Abu Mazen në Jordani, ndërsa në Izrael do takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Vizitën e Biden e konfirmoi ditën e djeshme sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken në fund të takimit në Jeruzalem me kryeministrin izraelit Netanyahu, i cili zgjati shtatë orë e gjysmë.

“Presidenti Joe Biden do të vizitojë Izraelin të mërkurën. Presidenti do të riafirmojë solidaritetin e Shteteve të Bashkuara me Izraelin dhe angazhimin tonë të hekurt për sigurinë e tij”, tha Blinken.

Ora 07:08
Rritet në 54 numri i viktimave në Gaza

1697447948_sulmohetizraeli.jpg

Numri i të vdekurve nga sulmet e fundit ajrore izraelite në Gazën jugore është rritur në 54, sipas burimeve palestineze të cituara nga Al Jazeera. 

Të paktën 28 ​​nga viktimat ishin nga kampi Al Shawt në Rafah, sipas transmetuesit në gjuhën arabe, ku mes tyre më shumë ishin gra dhe fëmijë.

S.S/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 17/10/2023 23:12

    Izraeli duhet të zhduket, njerëz përbindesha ose delona pa shpirt. Mire ja bani hitleri këtyne.

    Përgjigju
    • Kaurri: 18/10/2023 07:35

      Doli edhe nje mjekerrcjap tjeter. Me kujtohet qe ne tetevjecare ne 1990 kur kishim ne klase ata qe i benin tifo Sadam Hyseinit dhe thonin do fitoje mbi Bushin por asokohe nuk kishin mjekerr akoma. Ju rrit mjekrra meshkujve ndersa femrave i doli shamija per tu mbulu mbas pak viteve fale Saliut. Kuku per ate qytet qe ka ngel akoma si ne mesjete dhe ne vend qe te eci perpara shkon vec mbrapa.

  • Preka: 17/10/2023 21:55

    Kjo eshte fytyra e vertete e qifuteve,qe Hitleri donte ti çfaroste,ky eshte Izraeli qe Bota,! jo gjith!qe mbrojne keto kriminelo zaptues.

    Përgjigju
    • Preqa: 17/10/2023 23:49

      Iktani dhe vazhdo me mendjen e disa hoxhallareve injorante. Te dyja palet jane ne lufte per ekzistence. Terrori eshte kryer nga te dy palet. Do fitoje me i forti, kjo eshte historia dhe natyra njerezore. Cfare faji kihin 250 te rinj ne koncert qe u masakruan nga Hamasi? Cfare faji kane femijet palestineze dhe njerezit e paarmatosur ne Gaza? Ky eshte problemi qe nuk gjen zgjidhje dhe eshte krim nga te dy palet.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas reagimit të Veliajt, rrjeti zien me komente negative kundër Sali Berishës: Plak i ndyrë, dogje Shqipërinë 30 vjet (FOTO)

Pas reagimit të Veliajt, rrjeti zien me komente negative kundër Sali Berishës: Plak i ndyrë, dogje Shqipërinë 30 vjet (FOTO)