Kërcënohet me jetë Giorgia Meloni dhe vajza e saj, i papuni kërkon mos heqjen e mbështetjes sociale! Prangoset kërcënuesi

Kërcënohet me jetë Giorgia Meloni dhe vajza e saj, i papuni kërkon mos heqjen e mbështetjes sociale! Prangoset kërcënuesi

giorgia meloni

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni është kërcënuar me jetë  nga një 27-vjeçar. AI ka kërcënuar me jetë atë dhe vajzën saj. Mediat italiane bëjnë me dijë se është identifikuar autori. Bëhet fjalë për një 27-vjeçar të papunë, i cili banonte në provincën Arezzo. Arsyeja e kërcënimit të kryeministres, sipas deklaratave të tij në polici, ishte heqja e mbështetjes sociale.

“Nëse e heq mbështetjen për të papunët, do të të vras ​​ty dhe vajzën tënde”. Ajo dhe vajza e saj duhet të vriten”, ishin këto disa nga mesazhet e dërguara nga 27-vjeçari, siç raportohet në Tëitter nga llogaria e “Vëllezërit e Italisë.”

Sipas asaj që është bërë e ditur, policia ka sekuestruar pajisje elektronike dhe gjatë hetimeve online është konfirmuar se llogaria i përkiste të dyshuarit. Gjithashtu janë duke u hetuar edhe pajisje të tjera.

Partia “Vëllezërit e Italisë” në fakt kanë “akuzuar” Giuseppe Contes, duke pasur parasysh se ai po nxit klimën e urrejtjes ndaj Giorgia Melonit dhe përçarje e popullit.

27 vjeçari , i papunë, me banim në qytetin sicilian, tashmë nën hetim për dhunë ndaj kryeministres. Operatorët e policisë postare të Romës kishin zbuluar në llogarinë e Giorgia Melonit publikimin e postimeve të kërcënimeve me vdekje për anulimin e të ardhurave bazë, më pas operatorët e Qendrës së Sigurisë Kibernetike të Sicilisë Lindore të Shërbimit Postar dhe agjentët e Digos njoftuar prokurorinë dhe ajo procedoi me sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe llogarisë sociale të përdorur nga burri.

“Nxitja e zemërimit dhe urrejtjes është e rrezikshme. Shpresoj që Giuseppe Conte të mendojë për një minutë dhe t’i dënojë pa hezitim këta njerëz të dhunshëm”, shkroi në  në Twitter drejtori i organizatës, Giovanni Donzelli.

F.D/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale