Gjendet bishti i avionit AirAsia i përplasur në detin Java, ndërsa udhëtonte nga Indonezia drejt Singaporit më 28 dhjetor me 162 persona në bord. Pjesa e bishtit është vendi ku ndodhen kutitë e zeza tepër të rëndësishme të zërit dhe regjistruesit e të dhënave të fluturimit, të cilat do të hapin pista të shkaqeve që shkaktuan aksidentin fatal.
Lajmi është bërë me dije nga zyrtarët Indonezianë të cilët thanë se zhytësit si dhe pajisje kërkuese nënujore kanë lokalizuar bishtin e anijes, që është pjesa e parë e rëndësishme e gjetur nga avioni i rrëzuar në det, duke shtuar se pranë saj nuk është gjetur ende asnjë trup nga pasagjerët.
Deri më tani janë gjetur vetëm 40 trupa dhe besohet se pjesa tjetër e viktimave mund të ndodhen ende në pjesën e brendshme të avionit. Më shumë se 30 anije shpëtim-kërkimi janë përfshirë në një operacion ndërkombëtar për gjetjen e avionit indonezian.
Shefi ekzekutiv i AirAsia është shprehur i kënaqur me këtë arritje, duke shtuar se tashmë prioritet i kërkimeve do të jetë gjetja e pjesës më të rëndësishme të avionit, për të qetësuar sadopak dhe vuajtjen e familjarëve.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com