Gjendet e pajetë brenda banesës vajza e aleatit të Putin në rrethana misterioze

Gjendet e pajetë brenda banesës vajza e aleatit të Putin në rrethana misterioze

Vajza e një aleati të Putin, Natalia Bochkareva, 44 vjeç, raportohet se është gjetur e vdekur në rrethana misterioze në banesën e saj në Moskë.

Ajo është gjetur nga një korrier, i cili thirri policinë për të raportuar se ajo nuk po i përgjigjej, teksa ai i kishte trokitur disa herë në derë. Raportohet se një ditë më parë ajo nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore.

Më 11 korrik, oficerët kanë hapur me forcë derën e përparme dhe brenda gjetën trupin e pajetë të saj. Sipas të dhënave paraprake nuk ka pasur shenja të vdekjes së dhunshme, por dyshohet se Natalia vuante nga problemet në zemër.

Natalia është vajza e ish-guvernatorit rajonal, të ndjerit Vasily Bochkarev. Ai drejtoi rajonin e Penzës nga viti 1998 deri në vitin 2015. Një vit pas largimit nga detyra, 67-vjeçari, i cili i përkiste partisë “Rusia e Bashkuar” e Vladimir Putinit, ndërroi jetë nga kanceri në mushkëri.

Pas vdekjes së të atit, Natalia mori në menaxhim bizneset familjare, që janë aktivitete në përpunimin e lëndës drusore. 44-vjeçarja pushtoi titujt kryesorë të mediave dy vite më parë pasi ra viktimë e një mashtrimi. Gjatë dy muajve, ajo i kishte dërguar një fallxhoreje të vetëshpallur, 136,000 paund për të hequr një mallkim. Pas marrjes së parave, fallxhorja kishte ndërprerë çdo kontakt me Natalia dhe nuk arriti të përmbushte pjesën e saj të marrëveshjes.

Javën e kaluar, një tjetër aleat i Putinit vdiq papritur nga shkaqe të pashpjegueshme, Ministri bjellorus i Transportit dhe Lidhjeve Aleksey Avramenko vdiq në mënyrë misterioze, por shkaku i vdekjes së tij edhe nuk është zbuluar. Ndërsa në fillim të këtij muaji, një kryeprokuror rus u gjet i vdekur në një lumë.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë