TIRANË- Një gjermane 30-vjeçare, e cila ishte zhvendosur në Shqipëri,  ka gjetur vdekjen ditën e sotme në banesën e saj. Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se shtetasja gjermane banonte në rrugën e “Elbasanit”, e ndërsa mësohet se kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

"Më datë 01.03.2020, rreth orës 21:21, në rrugën e “Elbasanit” në banesën e saj është gjetur e pa jetë një shtetase  gjermane , rreth 30 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale", njofton policia.