Gjendet e vdekur studentja amerikane e zhdukur që më 15 qershor

Gjendet e vdekur studentja amerikane e zhdukur që më 15 qershor

Trupi i një studentje amerikane e zhdukur që prej 15 Qershorit është gjetur në Rusi. Autoritetet ruse, që po kërkonin studenten amerikane, që u zhduk këtë javë në rajonin Nizhny Novgorod, kanë gjetur një trup të pajetë, që besohet se është Chatherine Serou.

Policia ruse kishte hapur një hetim pasi 34-vjeçarja Serou u raportua se më 15 qershor kishte hipur në një veturë me një person të panjohur. Zyrtarët ruse deklaruan se mbi 100 vullnetarë kanë kërkuar në zonën pyjore, që gjendet jashtë qytetit.

Nëna e Serou, që gjendet në Misisipi, tha për Radion Kombëtare Amerikane, se herën e fundit që kishte komunikuar me të bijën, ishte kur ajo i kishte  dërguar një mesazh ku thuhej: “Jam në një veturë me një të panjohur. Shpresoj se nuk po më rrëmbejnë”.

Dy vjet më parë, Serou kishte shitur banesën e saj, për të financuar udhëtimin për në Rusi, ku kishte planifikuar që fillimisht të mësonte gjuhën, e më pas të aplikonte në fakultetin juridik.

Vjeshtën e vitit 2019, ajo ishte regjistrua në programin master për drejtësi në Universitetin Lobachevsky në Nizhny Novgorod

Një grup lokal i kërkim-shpëtimit, Rys, postoi lajmin se vullnetarët që ndihmuan në kërkim gjetën një trup të pajetë dhe shprehën ngushëllime për familjen e Chatherine Serou.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren