LEZHË-Një 53-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugën nacionale Lezhë-Milot. Burime nga policia bëjnë me dije se 53-vjeçari me inicialet N.Q është përplasur nga një makinë, shoferi i së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.
 
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" "Largim nga vendi i aksidentit".

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com