Gjendet i vdekur aktori i njohur kosovar, policia: Ja çfarë gjetëm në makinën e tij

Gjendet i vdekur aktori i njohur kosovar, policia: Ja çfarë gjetëm në makinën e tij

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është gjetur trupi i pajetë i aktorit Art Kurti. Komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjokovës, Kristë Gjokaj, ka konfirmuar për “Zeri.info”, se Policia ka marrë informacion nga një qytetar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm se në fshatin Goden është gjetur një trup i pajetë.

Gjokaj ka thënë për “Zeri.info”, se dyshohet të jetë vetëvrasje, kjo pasi që një armë është gjetur në veturën e tij.

“Rreth orës 7.50 të mëngjesit kemi marrë një informacion nga një qytetar për një trup të pajetë në një veturë në fshatin Goden. Policia me të marrë lajmin menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kemi gjetur të vdekur një person rreth të 30-tave. Dyshohet se personi në fjalë është vetëvrarë pasi që në veturën e tij është gjetur edhe një armë”, ka treguar Gjokaj për “Zërin”.

Ai ka thënë se me të arritur në vendngjarje ekipi ka konstatuar vdekjen e tij dhe se trupi i pajetë menjëherë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të vërtetuar se si ka ardhur deri tek kjo ngjarje. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 24/04/2018 15:02

    Ngushellime familjes dhe gjithe te afermve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndodh në Norvegji, lojtarët duhet të kalojnë rrugën nga dhomat e zhveshjes për në stadium! I ndihmon policia

VIDEO/ Ndodh në Norvegji, lojtarët duhet të kalojnë rrugën nga dhomat e zhveshjes për në stadium! I ndihmon policia