/ATSH-Gjergji Mima/ -Gjyqtari i Krimeve të Rënda në Tiranë Bardhyl Dhamo, është gjendur i vdekur në banesën e tij, njoftoi sot Policia e Tiranës.
"Shërbimet e Komisariarit të Policisë Nr.1 Tiranë, morën njoftim përmes një telefonate të mbërritur në sallën operative, ku rrëth orës 16.00? është gjetur i vdekur në banesën e tij, të ndodhur në rrugën "Ali Demi" Tiranë, shtetasi Bardhyl Dhamo, 48 vjeç, me detyrë Gjyqtar, pranë Gjykatës për Krimet e Rënda Tiranë", thuhet në njoftimin e Policisë së kryeqytetit.
Policia thekson se, "aktualisht, grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale, ku paraprakisht dyshohet se vdekja ka ndodhur në mënyre natyrale".