Greqi-Një 37-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në burgun e Malandrinos në Greqi.
Sipas mediave greke, se bashkë me shqiptarin, pa ndjenja u gjet edhe një i burgosur tjetër grek 38-vjeç. Pas mbërritjes së ekipit mjekësor, u konstatua se shqiptari kishte ndërruar jetë.
Nga ana tjetër 38-vjeçari grek shkoi me ambulancë në spitalin Amfisa dhe pas ndihmës së parë u kthye në qeli.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa priten rezultatet e autopsisë, e cila do të tregojë shkaqet e vdekjes së 37-vjeçarit shqiptar.
Paskan fillu me fut fentanil greku neper burgje
Përgjigju