Vladmir Egorov, një politikan nga partia e presidentit rus Vladimir Putin, i cili shquhet si një aleat i ngushtë i këtij të fundit, është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se nuk dihet ende shkaku i vdekjes së politikanit 46-vjeçar, por mësohet se autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të vdekjes.
Media shtetërore ruse TASS shprehet se se Egorov "u gjet i vdekur në Tobolsk", duke cituar gjithashtu komitetin rajonal.
Po ashtu edhe kanali jozyrtar Telegram Baza, i cili ka lidhje me shërbimet ruse të sigurisë, tha se trupi i Egorov “u zbulua në oborrin e shtëpisë së tij në rrugën Kedrovaya” të mërkurën.
Kommersant dhe TASS raportuan se autoritet po hetojnë për shkaqet e vdekjes së Egorov, ndërsa Duma e qytetit Tobolsk, përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale ka deklaruar se Egorov vdiq "si rezultat i një aksidenti".
Ai i bashkohet listës së rusëve të shquar që kanë vdekur nga vetëvrasja ose në aksidente të pashpjegueshme muajt dhe vitet e fundit, duke përfshirë disa biznesmenë me lidhje me dy kompanitë më të mëdha të energjisë ruse.
Vdekja e Erogov ka rritur numrin e figurave të njohura të politikës ruse të cilët kanë vdekur në rrethana të paqarta.
Komente












