Gjendet në Kolonjë një trup i dekompozuar, identifikimi vetëm përmes ADN-së

Gjendet në Kolonjë një trup i dekompozuar, identifikimi vetëm përmes ADN-së

Foto ilustruese

KOLONJË- Ditën e sotme rreth orës 14:00, është gjetur një kufomë njeriu e dekompozuar, e seksit mashkull. Kufoma është gjetur në fshatin Kreshovë të Kolonjës, në afërsi të Piramidës nr. 4.

Kane qenë 2 barinj ata që kanë gjetur trupin e hedhur dhe të dekompozuar dhe më pas kanë lajmëruar policinë. Sipas policisë është e vështirë identifikimi i personit për shkak të dekompozimit.

Për Report Tv, banorët e fshatit në Krushovë thonë se trupin e dekompozuar e kanë gjetur barinj që nuk janë të zonës.

Sipas tyre barinjtë janë nga Konispoli, ndërsa pohojnë se po të mos e kishin gjetur trupin këta barinj do ishte e pamundur të gjendej nga asnjë prej tyre, pasi është një zonë me terren të thyer malor çka tregon se banorët e këtij fshati nuk e frekuentojnë atë zonë,  përveçse barinjëve që shtegtojnë nga një fshat në tjetrin.

Të pyetur nëse kishin dijeni për ndonjë të humbur në zonë, banorët shprehen se nuk kanë informacion.

Trupi u gjet i dekompozuar plotësisht në zonë kufiri, në malin e Keushovës.

Ndërkohë policia ende nuk ka asnjë informacion lidhur e identitetin e kufomës, ndërkohë mësohet se mbetjeve kockore do u bëhet analiza e ADN-së, pasi është i pamundur identifikimi, madje as mosha e kufomës.

 Policia njofton se do të hetohet për të gjithë njerëzit e zhdukur nga ajo zonë e më gjerë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Më datë 11.06.2022, rreth orës 14:00, jemi njoftuar se mbi fshatin Kreshovë, Kolonjë, në afërsi të piramidës nr. 4, dy barinj të zonës, kanë konstatuar një kufomë njeriu të seksit mashkull, të dekompozuar.Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave