Gjendet kutia e zezë e avionit Malaysia Airlines MH17. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare sipas të cilave, me gjetjen e saj priten të zbulohen edhe detaje të reja në hetimin për rrëzimin e avionit ku mbetën të vdekur 298 personat në bord.
Ndërkaq edhe trupat e 196 viktimave që janë gjetur deri më tani nga rrëzimi i avionit Malaysia Airlines u dorëzuan pak orë më parë mjekëve ligjor për tu transportuar me një tren frigoriferik, por nuk dihet destinacioni i tyre përfundimtar.
Sipas mediave italiane drejt të njëjtit destinacion është dërguar dhe kutia e zezë e fluturimit e cila, siç u njoftua rreth dy orë më parë, u gjend pas një operacioni të gjatë kërkimi.
Por sipas disa burimeve të ndryshme, dhe pse lajmi i gjetjes së kutisë së zezë u bë sot, ka dyshime se regjistrimet e fluturimit kanë qenë në dorën e separatistëve qysh prej dy ditësh. Regjistrimet që ndodhen të konservuara në kutinë e zezë do t’u dorëzohen Autoritetit Ndërkombëtar për Aviacionin Civil.
Orët e fundit filorusët kanë garantuar dhe sigurinë e ekspertëve ndërkombëtarë që po hetojne mbi fluturimin në zonën e rrëzimit të avionit por duke kërkuar në këmbim një armëpushim nga ana e Kievit.
Gjëndja e sigurisë dhe aksesi për në vendin e incidentit po u sigurohet ekipit të ekspertëve dhe falë presioneve të ndërkombtarëve dhe pas një takimi të tendosur midis Sekretarit të Shtetit amerikan John Kerry dhe ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov.
Kerry u përmbajt shqetësimit që ngriti Departamenti Amerikan i Shtetit mbi trajtimin e keq që kishin marrë ekspertët e OKB-së dhe mbi spostimin e disa pjesëve të avionit të qëlluar me rraketë pak ditë më parë.
/Shqiptarja.com

VIDEO
Obama: Avioni malajzian u qëllua me raketë nga separatistët rusë