Gjendet motori i autorëve të atentatit ndaj shefit të policisë bashkiake, shoqërohen 3 persona në komisariat

Gjendet motori i autorëve të atentatit ndaj shefit të policisë bashkiake, shoqërohen 3 persona në komisariat

Motori që përdori autori gjatë atentatit

1602489875_hasanajmotorr.jpg

Motori që përdori autori gjatë atentatit

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur gjetjen e motoçikletës më të cilën udhëtonte autori i atentatit ndaj Drejtorit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj.

Burimet bëjnë më dije se motoçikleta është gjetur vetëm disa metra nga vendi ku është kryer atentati, në rrugën e pompave të ujësjellësit që të dërgon në zonën e Livadeve.

Mësohet se motoçikleta është gjetur rreth orës 18:00.

Policia ka arritur të bjerë në gjurmët e mjetit pas kërkimeve me metoda të specializuara, ku burime pranë grupit hetimorë tregojnë se për gjetjen e mjetit dhe kërkimin e autorit të kësaj ngjarje janë përdorur edhe dronë, ndërkohë që ende blutë e Shkodrës janë në kërkim dhe po punojnë për identifikimin e autorit të kësaj ngjarje të rëndë.

Nga ana tjetër, bëhet me dije se në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar tre persona të cilët dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen e rëndë, e cila tronditi Shkodrën mesditën e së dielës.


Lajmi kryesor:

Atentat në Dobraç, plagoset rëndë shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe dhe i ati, shpëton e shoqja! Gjendet motori i autorëve, shoqërohen në polici 3 persona (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu