SHKODËR- Atentat Shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe! Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 te Stacioni i Pompave, në Dobraç atje ku ndodhen "5 heronjtë e Vigut". Mësohet se i plagosur ka mbetur Mentor Hasanaj 37-vjeç, shefi i policisë dhe babai i tij Xhelal Hasanaj 74-vjeç, ndërkohë ka shpëtuar mrekullisht e shoqja, Vjollca Hasanaj 28-vjeç. Hasanaj është plagosur rëndë, e për pasojë është dërguar me Urgjencë drejt Tiranës. 

Report Tv sjell video nga vendi i ngjarjes, ku siç mund të shihet makina e policisë me targë AA 019 AJ ka marrë plumba nga ana e shoferit, në xhamin e parmë dhe pasmë të saj. Nga sa raportohet deri më tani, autorë kanë qenë 2 persona me motor. Nuk dihen ende shkaqet, por mendohet se ka lidhje me detyrën e 37-vjeçarit.

Deri në këto momente policia ka bërë të mundur gjetjen e motorit të autorëve që realizuan atentatin. Për këtë ngjarje janë shoqëruar në polici 3 persona të dyshuar se kanë dijeni për atentatin ndaj shefit të policisë bashkiake në Malësinë e Madhe. 

Policia po bën krehjen e zonës për të rënë në gjurmë të autorëve. Në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe forcat e FNSH Shkodër ku vijon kontrolli masiv i territorit për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:07
Gjendet motori i autorëve të atentatit ndaj shefit të policisë bashkiake, shoqërohen 3 persona në komisariat

1602489875_hasanajmotorr.jpg

Motori që përdori autori gjatë atentatit

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur gjetjen e motoçikletës më të cilën udhëtonte autori i atentatit ndaj Drejtorit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj.

Burimet bëjnë më dije se motoçikleta është gjetur vetëm disa metra nga vendi ku është kryer atentati, në rrugën e pompave të ujësjellësit që të dërgon në zonën e Livadeve.

Mësohet se motoçikleta është gjetur rreth orës 18:00.

Policia ka arritur të bjerë në gjurmët e mjetit pas kërkimeve me metoda të specializuara, ku burime pranë grupit hetimorë tregojnë se për gjetjen e mjetit dhe kërkimin e autorit të kësaj ngjarje janë përdorur edhe dronë, ndërkohë që ende blutë e Shkodrës janë në kërkim dhe po punojnë për identifikimin e autorit të kësaj ngjarje të rëndë.

Nga ana tjetër, bëhet me dije se në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar tre persona të cilët dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen e rëndë, e cila tronditi Shkodrën mesditën e së dielës.

Ora 14:02
Iu bë atentat/ Shefi i policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe në gjendje të rëndë, dërgohet drejt Tiranës

Report TV mëson se shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj është transportuar drejt spitalit të Tiranës, pasi gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë.

Ora 13:57
I shpëtoi mrekullisht atentatit që iu bë burrit të saj, reagimi i bashkëshortes së shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe (VIDEO)

Mentor dhe Xhelal Hasanaj janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin ndihën e duhur mjekësore pas atentatit që iu bë. Fatmirësisht atentatit i shpëtoi bashkëshortja e 37-vjeçarit. Report Tv sjell video të saj, teksa shihet e tronditur pas asaj që ka kaluar

Ora 13:25
Atentati ndaj shefit të policisë Bashkiake në Malësisë së Madhe/ Shpëton mrekullisht e shoqja, mbërrin FNSH e Shkodrës

1602414778_shkoder.jpg

Policia e Shkodrës jep detaje mbi atentatin ndaj shefit të Policisë Bashkiake, Mentor Hasanaj. Mësohet se në makinë ka qenë dhe graja e Hasanajt, Vjollca Hasanaj 28-vjeç. Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe forcat e FNSH Shkodër ku vijon kontrolli masiv i territorit  për të bërë të mundur kapjen e autorit.

"Më datë 11.10.2020,  rreth orës 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik,  një person i paidentifikuar që qarkullonte me  motomjet,  ka qëlluar  me armë zjarri në drejtim të mjetit të Policisë bashkiake Malësia e Madhe   ku udhëtonin  shtetasit M. H. 37 vjeç, V. H. 28 vjeçe dhe Xh. H. 70 vjeç, banues në Malësinë e Madhe.

Si pasojë janë plagosur shtetasit M. H, me detyrë Shefi i Policisë bashkiake  në Malësinë e Madhe  dhe Xh. H., i ati i tij,  të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore

Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore  dhe po  kontrollohet zona  ku dyshohet se ka lëvizur autori. Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe forcat e FNSH Shkodër ku vijon kontrolli masiv i territorit  për të bërë të mundur kapjen e autorit.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën intensive për grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do t'i shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe indetifikimin e autorit", njofton policia.

Ora 13:16
FOTO/ Ky është shefi i i Policisë Bashkiake që iu bë atentat, në makinë ishte me babanë

1602415138_mentor001.jpg

Ky është Mentor Hasanaj, 37-vjeç, shefi i policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe të cilit iu bë atentat ditën e sotme afër "5 heronjtë e Vigut" në Shkodër. 

Ora 13:08
EMRAT/ Ky është shefi i Policisë Bashkiake dhe babai i tij që ranë pre e atentatit

1602414516_Sequence01.00000000.Still029.jpg

Report Tv ka zbardhur emrat e dy personave që ranë pre e atentatit pak minuta më parë. Mësohet se bëhet fjalë për Mentor Hasanaj 37-vjeç , shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe dhe babai i tij Xhelal Hasanaj 74-vjeç.

Ora 12:57
Të shtënat me armë në Shkodër/ Plagoset shefi i policisë Bashkiake të Malësisë dhe Madhe dhe një tjetër, autorët dyshohet se ishin me motor

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga të shtënat me armë në qytetin e Shkodrës. Mësohet se i plagosur ka mbetur i shefi i policisë dhe një person tjetër. Dyshohet se dy persona me motor kanë qëlluar në drejtim të tyre për motive ende të paditura.

Ora 12:54
Kjo është makina e Policisë Bashkiake që u qëllua në Shkodër (VIDEO)

Repor Tv sjell pamje nga makina e Policisë Bashkiake ndaj të cilës u qëllua me armë. Kjo është makina e policisë, ku mund të dallohen qartë shenjat e plumbave.

1602413610_shenjaplumbit001001.jpg