Autoritetet egjiptiane kanë mundur që të gjejnë një nga marinarët e peshkarexhës "Çelepia2” që ishin marrë peng nga egjiptiani.
Bëhet fjalë për Luan Memën, i cili fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që autoritetet po kërkojnë për gjetjen e marinarit tjetër Dhimitër Malja.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme tashmë ka nisur procedurat në mënyrë që t’i vihet në ndihmë Memës ndërkohë që sqaron se do ti japë ndihmën e duhur atij për kthimin pranë familjes.
Gjetja e marinarit shqiptar u bë një ditë pas gjetjes dhe sekuestrimit të anijes “Çelepia2” në brigjet e Aleksandrisë në Egjipt, ndërsa disa orë më pas u bë i mundur edhe arrestimi i pengmarrësit egjiptian, Adel Mohamed Salam.
Salam u arrestua në Aleksandri, por ende nuk ka asnjë gjurmë të shqiptarit tjetër Dhimitër Malaj.
Peshkarexha shqiptare u gjet nga autoritetet egjiptiane në ujërat detare pranë Aleksandrisë, ndërkohë që rrëmbyesi i saj nuk ka qenë në anije.
Brenda bordit të saj janë u gjetën tre persona, me kombësi egjiptiane.
Anija e peshkimit “Celepia 2” u zhduk për disa ditë dhe pas alarmit të familjarëve ajo u shpall e zhdukur. Menjëherë pas nisjes së hetimeve, autoritetet faktuan se ajo ishte marrë peng nga shtetasi egjiptian Adel Mohamed Salam 30 vjeç.
Egjiptiani e mori peng peshkarexhën bashkë me dy peshkatarë shqiptarë, pasi pronari i mjetit, Murat Çelepia, pretendon i ka një borxh prej 70 mijë eurosh, të cilin nuk ia ka shlyer, por ky i fundit e ka mohuar.
Fillimisht Adel Mohamed Sallam gjatë telefoi një bashkëkombas të tij që punon në portin e Durrësit dhe i ka pohuar se anija ndodhet pranë portit Alekasandrisë.
Ai kërcënoi se do të fundoste anijen së bashku me dy marinarët, nëse nuk i kthehet borxhi prej 70 mijë eurosh.
Ndërkohë, pasditen e djeshme Report Tv egjiptiani përmes një telefonate ka kërkuar 100 mijë euro ose në të kundërtën kërcënonte se do e digjte peshkarexhën.
Fillimisht u dyshuar edhe për shitjen e anijes për trafik klandestinësh.
Ja njoftimi për mediat i Ministrisë së Punëve të Jashtme
Ministria e Puneve te Jashtme, deshiron te informoi opinionin publik mbi ecurine e operacionit te shpetimit te ekuipazhit te peshkatores "Celepia 2", se:
Menjehere pas marrjes se informacionit per gjetjen dhe bllokimin e peshkarexhes nga Marina egjiptiane dhe transferimin e saj ne nje port ushtarak ne Aleksandri, Ambasada jone ne Egjipt kontaktoi me autoritetet lokale te sigurise dhe hetimit, te cilat informuan se mes personave te ndaluar ne bordin e peshkarexhes gjendet shtetasi shqiptar Luan Mema, gjendja shendetesore e te cilit paraqitet e qendrueshme.
Ambasada shqiptare ne Egjipt po kujdeset per ti ofruar asistencen konsullore te nevojshme, si dhe ne bashkepunim me autoritetet egjiptiane, pas perfundimit te hetimit do te jap gjithe ndihmen e mundshme per kthimin e shtetasit Luan Mema ne Shqiperi.
Autoritet egjiptiane jane duke punuar per gjetjen e vendodhjes se shtetasit tjeter shqiptar, Dhimiter Malja si dhe kryerjen e te gjitha procedurave hetimore per zbardhjen e kesaj ngjarje. Ministria e Puneve te Jashtme dhe te gjitha organet e tjera te perfshira ne kete operacion shpetimi sigurojne opinionin publik per angazhimin maksimal.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com