Zbulohet një "thesar" në fund të Oqeanit Paqësor.
Në ujërat e bregut perëndimor të Koresë së Jugut, janë gjetur mbetjet e anijes ruse për të cilën supozohet se ka transportuar ar me vlerë prej rreth 130,5 miliardë dollarë e zhdukur në vitin 1905. Anija është gjetur nga një ekip zhytësish nga Koreja e Jugut. Anija është fundosur 113 vite më parë dhe që prej atëherë për të nuk ka pasur asnjë informacion.
Luftanija ishte nisur nga ishulli Ulleungdo në vitin 1905, me të vetmin qëllim që të mos bie në duart e japonezëve gjatë betejës së ashpër të Tsushima gjatë luftës ruso-japoneze. Sipas ekspertëve në momentin e fundosjes luftanija ruse kishte në bord 200 tonë ar me vlerë 133 miliard dollar me çmimet e sotme.
Për vite me radhë është kërkuar për gjetjen e kësaj luftanije, por ajo është zbuluar vetëm të shtunën në një thellësi 434 metra, rreth një milje larg brigjeve të Ulleungdo. Ata po punojë për të nxjerrë jashtë arin i cili ndodhet i futur në kuti prej hekuri.