Punonjësit e policisë bashkiake të Tiranë kanë gjetur pasditen e sotme pranë koshit të plehrave te Arkivi Qendror i Shtetit një fëmijë të braktisur.
 
Policia Bashkiake ka pikasur fëmijën rreth 2-vjeç, i cili ishte në gjumë në karrocë dhe i lidhur, ndërsa e mori dhe njoftoi Policinë e Shtetit.
 
Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në Bashkinë e Tiranës po merret me trajtimin e rastit të fëmijës së gjetur sot.
 
Ndërsa policia ka pyetur banorët e zonës për identifikimin e prindërve të tij.

femija i braktisur tirane
(Në foto fëmija i gjetur sot në Tiranë)


d.b/shqiptarja.com