POGRADEC - Një 38-vjeçar është vrarë duke u goditur me shkopinj dhe gurë dhe më pas është hedhur në kanal i pajetë, në fshatin Çerravë. Policia e Pogradecit thotë se ishte njoftuar në komisariat rreth orës 12: 30 minuta të ditës së djeshme. Viktima është gjetur i mbuluar me mjete rrethanore. Nga veprimet e para hetimore dhe kqyrja e kufomës është bërë dhe identifikimi. Viktima është Erjon Ibi, 38 vjeç banues në Cerrave. Sipas grupit hetimor viktima ishte vrarë tre ditë më parë. Policia ka arrestuar 19 vjeçarin Xhensil Lipo, banues në fshatin Leshnicë të Pogradecit si autor të krimit. "Nga hetimet e deritanishme rezultoi se kjo ngjarje ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobta në fshatin Cerravë, ku në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe sendet (gurë, shkopinj) me të cilat autori realizoi vrasjen. "- bën të ditur policia e Korçës. Po kryhen veprimet e nevojshme procedurjale per dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Motivet
Nga hetimet e deritanishme rezultoi se kjo ngjarje ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta ne fshatin Çërravë, ka bërë të ditur për gazetën policia poogradecare. Sipas saj autori dhe viktima kanë qënë së bashku në një lokal dy ditë përpara ngjarjes, por të ulur në tavolina të ndryshme. Mësohet se autori i krimit 19 vjeçari Lipo pa asnjë arsye i është drejtuar viktimës 38 vjeçar duke pohuar faktin se ai e ka parë atë në mënyyrë provokuese në lokal. Kaq është dashur që të ketë një debat mes tyre, që është menduar se është mbyllur aty me ndërhyrjen dhe të disa personave të tjerë prezentë. Por s'ka qënë aspak kështu pasi 19 vjeçari mendohet ta ketë ndjekur viktimën Erjon Ibi dhe ka gjetur mundësinë ta vrasë atë në një vend jo shumë të dukshëm për sytë e kalimtarëve.

Hetimet

Policia ka mundur menjëherë të lidhë vrasjen me autorin e mundshëm të saj fill pasi është gjetur trupi i masakruar i 38-vjeçarit Erjon Ibi. Zënka në klubin e fshatit ishte një fakt i njohur për shumë vetë dhe policia ka shoqëruar menjëherë të riun Xhensil Lipo i cili ishte dhe personi i cili ishte zënë me viktimën dy javë më parë. Ai është marrë menjëherë në pyetje dhe fillimisht ka pranuar vetëm episodin e zënkës me Ibon ditën e hënë, por pas konfrontimin që i kanë bërë hetuesit me provat e mbledhura ai ka nisur të çedojë dhe të pranojë përgjegjësinë. E gjithë zënka ka nisur për një "shikim shtrembër" në lokalin e fshatit dhe asnjë problem apo motiv tjetër nuk duket se ka patur kjo vrasje. Policia nga ana e saj tha se është e bindur se ka arrestuar autorin e vrasjes, ndërsa po punohet për të zbuluar dhe një bashkëpunëtor të tij.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 20 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)