Gjendet i braktisur jahti luksoz në Shëngjin, mister fati i biznesmenit turk, roja i portit: Nuk ka bërë vaki asnjëherë (VIDEO)

Një jaht luksoz është gjetur i braktisur gjatë natës në det të hapur në Shëngjin.  Jahti me flamur turk me motorë të fikur është gjetur nga një peshkarexhë. Policia njofton se jahti me mbishkrim ATIK BEY u gjet rreth orës 21:00  rreth 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit në detin Adriatik.

Policia Kufitare e Shëngjinit në bashkëpunim me forcat policore të stacionit Shëngjin e rimorkuan mjetin luksoz në portin e Shëngjinit ku aktualisht ndodhet i bllokuar.  Brenda jahtit 13 metra të gjatë, pamjet e të cilit Report Tv i ka siguruar nuk është konstatuar asnjë person dhe asgjë e kundraligjshme, por dokumentacioni i rregullt dhe një pasaportë, që i përket turkut, Sevgin Yavuz 31-vjeç.

31-vjeçari është një biznesmen i famshëm turk që kishte ardhur për pushime në Adriatik, teksa më parë kishte qenë në Mal të Zi dhe kishte dalë nga porti i Tivarit. Jahti, në ujërat shqiptare ka ardhur nga Italia. E ndërsa jahti është ankoruar në port, ende nuk është gjetur asnjë gjurmë nga pronari, apo personat e tjerë që ishin me të në bord.

Ndërkohë që roja i portit të Shëngjinit Nikollë Dida në një prononcim për Report Tv tregon si është gjetur. "Jahti kushton rreth 2 mln euro është nisur nga Budva thonë. E ka gjetur një peshkatar. E pamë 2-3 orë në det dhe nuk kanë parë askënd dhe njofton policinë. Nuk dihet a i ka marrë dikush peng, apo i ka vrarë, nuk dihet gjë, Zoti e di, kush di gjë në mes të detit! Nuk ka bërë vaki ndonjëherë kjo punë, gjynah" shprehet ai.

Policia ka nisur menjëherë verifikimet për të zbuluar misterin se përse është braktisur jahti dhe ku ndodhet pronari. Autoritetet shqiptare kanë vendosur kontaktet edhe me autoritetet turke për të marrë më shumë informacion në lidhje me pronarin.

Raportuan për Shqiptarja.com online gazetarët Arsen Rusta dhe Julian Hila

Jahti qe u gjet i braktisur

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ariu: 07/09/2019 22:17

    Rama Ik Rama Ik..

    Përgjigju
  • Mondi: 07/09/2019 15:41

    Do e ket rremby noj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton