Gjendet një rakethedhëse në Kosovë, pranë kufirit me Serbinë (FOTO)

Gjendet një rakethedhëse në Kosovë, pranë kufirit me Serbinë (FOTO)

Raketahedhësi në zonën Zubin-Potok

Një raketahedhës është gjetur i mbështjellë në një qese të zezë ditën e djeshme (3 shkurt) në zonën kufitare të Zubin-Potokut, në afërsi të fshatit Kleçkë.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, i cili tha se nuk ka persona të dyshuar e as të arrestuar në lidhje me rastin.

Më tej, ai tha se zona ku është gjetur ky raketahedhës është shumë afër kufirit me Serbinë.

“Më datën 03.02.2025 rreth orës 16.00 derisa policët ishin në patrullim në zonën kufitare të Zubin Potokut në afërsi të fshatit Kleqkë në lidhje me informacione për rrugë alternative për kontrabandë të mallrave, kanë hasur në një qese najloni ngjyrë e zezë në të cilën mund të kishte diçka të dyshimtë. Pasi ka arrit në vend ngjarje edhe forenzika rajonale kemi vërejt se kemi të bëjmë me një raketahedhës M80 e kalibrit 64mm”, ka deklaruar Elshani.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

'Interesimi i shqiptarëve jashtë, shumë i lartë', Kristaq Kume: Kushti i Berishës për votën e diasporës, i pavend

'Interesimi i shqiptarëve jashtë, shumë i lartë', Kristaq Kume: Kushti i Berishës për votën e diasporës, i pavend