TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 59 vite e 6 muaj burg 6 anëtarë të një grupi kriminal të cilët mbushën Shkodrën me kanabis. Ky grup u godit në vitin 2023 dhe kishin kultivuar 10 mijë rrënjë kanabisi në fshatrat Kir dhe Pult.

Të gjithë anëtarët e grupit do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar. Konkretisht Arben Shpati është dënuar me 13 vite burg, por përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 8 muaj e 8 vite burg. Për Pavlin Spatin, GJKKO dha 10 vite e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj 7 vite burg.

Për 3 anëtarët e tjerë të grupit, Aleksandër Rrasa, Jeton Kacoli, Kristjan Plepaj, GJKKO dha nga 12 vite burg dhe nga gjykimi i shkurtuar do të vuajnë nga 8 vite burg.

Të pandehurit kanë bashkëpunuar duke vepruar në formën e grupi kriminal ku secili kishte rolin e tij, nga sigurimi i farave narkotike deri në kultivimin, prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike.

DËNIMET
Arben Shpati- 13 vite burg
Pavlin Shpati10 vite e 6 muaj burg
Aleksandër Rrasa- 12 vite burg
Jeton Kacoli- 12 vite burg
Kristjan Plepaj- 12 vite burg

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë