TEPELENE - Gjendet pasditen e sotme në ujërat e lumit Drino një klandestin i mbytur sirian.

Kufoma u gjet 170 metra poshtë urës së Leklit në Tepelenë. Ai u gjet nga një peshkatar në mes të lumit. Peshkatari menjëherë ka njoftuar policinë e cila ka bërë nxjerrjen e trupit.

Mendohet se ai është i moshës 35-vjeçare, klandestin i ardhur nga Greqia. Ai ka kaluar nga Kakavija dhe është hedhur në anën tjetër të lumit për t’iu shmangur postbllokut të policisë.

Mendohet se e ka marrë rryma ku më pas ka gjetur edhe vdekjen, pasi nuk jane verejtur shenja dhune per te dyshuar ne nje tjeter piste.

(ad.ti/shqiptarja.com)