Gjatë kontrollit në fshatin  Miricë të Memaliajt u gjet në një zonë të pyllëzua  një parcelë me kanabis, ku si rezultat u vu nën hetim kryeplaku i fshatit, 61-vjeçari me iniciale I.M. për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Bimët e kanabisit të gjetura u asgjësuan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.