Polumbarët e Renea-s dhe Policia e Dibrës kanë nxjerrë sot nga ujrat e Shkopetit edhe një tjetër automjet të zhytur, duke e çuar në tre numrin e automjeteve të gjetura në thellësi të këtij liqeni, por kjo makinë dyshohet se nuk ka lidhje me grabitjen në Rinas.
Sipas policisë së Dibrës, automjeti i nxjerrë sot është i tipit Benz 2500 ngjyrë blu me targa A A 587 CP dhe ekspertët e policisë dyshojnë se, mund të ketë rreth tre muaj nën ujë. Ky automjet është në pronësi të shtetases K.H, banuese në Tiranë, e cila ka bërë kallëzim në polici, me datën 12 shkurt 2016, se gjatë natës në oborrin e banesës në Kamëz i kanë vjedhur automjetin.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com