Bashkimi Europian ra dakord në parim për shpërndarjen e 160 mijë refugjatëve në shtetet e unionit, por ende mbeten disa mosmarrëveshje për rritjen e kontrolleve në kufi, ndërsa nuk ka një marrëveshje përfundimtare që kërkon votim unanim.
Disa shtete anëtare, veçanërisht të Bllokut Lindor, mbajtën të njëjtin qëndrim kundër kuotave për të lehtësuar Italinë, Greqinë, Gjermanin dhe Hungarinë, të cilat janë duke mbajtur barrën e valës së emigrimit të Europës.
Por, ajo që ministrat zyrtarisht miratuan fillimisht është sistemimi i 40.000 azilkërkuesve që ndodhen në Itali dhe Greqi. Gjithashtu u ra dakord për krijimi e një listë të përbashkët të BE-së për vendet e sigurta të origjinës, e cila tani për tani përfshin vetëm vendet e Ballkanit Perëndimor. Franca dhe Gjermania bën thirrje vendeve të pritjes si Hungaria Italia dhe Greqia të ushtrojnë kontrolle të forta për identifikimin e emigrantëve.
Ndërkohë shteti gjerman së bashku me Hollandën dhe Austrinë kanë vendosur kontrolle të forta në kufi, vendim ky i cili bie ndesh me parimet e Shengenit. Kjo masë e Berlinit vjen si pasojë e numrit të madh të emigrantëve që kanë prekur Gjermaninë këtë fundjavë, rreth 19 mijë, ndërkohë që priten të vijnë edhe 800 mijë të tjerë.
Për këtë arsye Merkel do të zhvillojë sot një takim urgjent me kryeministrat e 16 landeve për të diskutuar rreth politikave të azilit. Ndërsa Europa diskuton për shpërndarjen e kuotave, Hungaria me urdhër të kryeministrit Viktor Orban ka shtuar së tepërmi kontrollin në kufirin më Serbinë duke mbyllur edhe pjesën ajrore të kufirit, ndërkohë ka dhënë urdhër për arrestimin e emigrantëve që tentojnë të futen në mënyrë ilegale.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com