Report Tv është ndalur pranë kësaj klinike, ndërsa Selvija shprehet se pasi trokiti në zyrën pranë ministrisë së Drejtësisë arriti të gjejë një zgjidhje.
Andia Dragoj këshilltare pranë ministrisë së drejtësisë shpjegoi se kjo zyrë është e hapur për ti ofruar ndihmë dhe shqërbim të gjithë qytetarëve pa paguar asnjë kosto.Dragoj u shpreh se: "Një nga qëllimet kryesore të kësaj zyre është aksesi i qytetarëve pranë ministrisë së Drejtësisë, akses për qytetarët në sistemin e drejtësisë të çdo lloj moshe, niveli ekonomik apo që janë në pamundësi. Zyra jonë nuk ka asnjë kusht, secili qytetar që ka një problem që lidhet me administratën shtetërore apo gjykatën mund ti drejtohet kësaj zyre. Zyra jonë është e përbërë nga tre avokatë dhe dy dhe juristë"
Aldo Abazi specialist në këtë zyrë shpjegon se qytetarët në këtë zyrë gjejnë zgjidhje duke kursyer nga 15-40 mijë lekë nëse do të merrnin shërbim tek zyrat private. Gjithashtu ai pohoi se: "Rastet janë të ndryshme,që nga pensionet që qytetarët duhet të rezaurojnë në rrugët administrative brenda institucionit të sigurimeve, deri tek kërkesat drejtuar gjykatave apo rasteve të tjera të ndihmës dytesore, si ajo e përfitimit të një avokati falas, siç është rasti i zonjës, që arriti të merrte një zgjidhje përfundimtare".
Prej dhjetorit 2017 deri në fund të shkurt 2018 pranë klinikës ligjore falas tek ministria e drejtësisë janë paraqitur mbi 320 persona për të kërkuar ndihme dhe konsulencë juridike, ku 280 prej tyre kanë marrë shërbimin dhe kanë zgjidhur problemet që lidhjen me administratën shtetërore.
s.k/Shqiptarja.com

VIDEO





