“Gjendja jonë është përkeqësuar në kuptimin e vendosjes dhe të shpresave,”-deklaroi Skënder Gega, trajner i Skënderbeut.
Humbja 0-4 kundër Tiranës ka vrarë thuajse përfundimisht shpresat e Skënderbeut për të mbijetuar këtë sezon në Superligë.
“Ngarkesa për të marrë fitoren na detyroi të gabonim në disa raste ku pësuam. Një ekip si Tirana nuk të fal kur gabon shumë,”-u shpreh Skënder Gega, trajner i Skënderbeut.
Në opinionin korçar ishte krijuar ideja se Tirana mund të ulte përqëndrimin kundër Skënderbeut, duke qenë se është shkëpur shumë në luftën për titull. Kësaj duke i shtuar edhe faktin se trajneri i bardhebluve është një ikonë e klubit korçar si Orges Shehi.
“Ne nuk jemi akoma kampion, ka edhe disa javë të tjera akoma për t’u luajtur. Përsa i përket asaj që thatë se e rrëzuan ne Skënderbeun e keni gabim. Nëqoftëse kërkoni të gjeni fajtor atëherë gishtin nuk duhet ta drejtoni tek ne. Ne jemi profesionist. Më vjen shumë keq për situatën që ndodhet këto dy vite Skënderbeu, por shpresoj që të kthehet sa më shpejt sepse është një emblem e futbollit shqiptar dhe një qytet si Korça meriton një ekip më të mirë,”-tha Orges Shehi, trajner i Tiranës.
Kur kanë mbetur edhe 8 javë kampionat Skënderbeu renditet në vendin e fundit me 20 pikë, 11 më pak se skuadra e fundit që i shpëton rënies nga kategoria.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
65.8%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.7%
Vota total: 1423
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama zbulon projektin: Në periferi të Tiranës një park i madh i besimit, gjithçka sipas Librave të Shenjtë
12 Mars, 22:18
-
Superliga/ ‘Klasikja’ s'i shërben askujt, Tirana 0-0 Vllaznia! Pa gola edhe ndeshja në ‘Niko Dovana’, kryeson Egnatia
12 Mars, 08:50
-
Sherri te 'Sami Frashëri'/ Policia vihen në hetim 6 persona, mes tyre 3 të mitur
11 Mars, 18:25
-
Partizani përmbys 1-2 Skënderbeun, Dinamo fiton me super Bregun! Laçi ndal Egnatian, sot spikat Tirana - Vllaznia
11 Mars, 08:31
-
Dinamo për autokritikë, Ilir Daja: Ka ardhur koha ta mposhtim Bylisin
9 Mars, 21:52
-
Partizani katër humbje radhazi, Abilaliaj para transfertës korçare: Mungojnë tre penallti për ne, gjykimi jo si duhet
9 Mars, 21:06
-
Mbulimi i monumentit të Skënderbeut, Rama: Po merren format, një kopje e tij do jetë në Paris! Kua-kua-kuatë mallkime për tradhti kombëtare
9 Mars, 18:52
-
Punimet në Unazën e Madhe, bllokohet një pjesë e aksit më 8 dhe 9 mars (ORARET)
7 Mars, 15:28
-
Superliga/ Tirana është 'gjallë', mposht 4-1 Laçin! AF Elbasani humbet shansin për 'Final 4', mbyllet java e 28-të
7 Mars, 08:37
-
Superliga/ Bylisi mposht 1-0 Teutën dhe del nga zona e ftohtë, 'zhyten' durrsakët
6 Mars, 16:00
-
Vllaznia thellon krizën e Partizanit, Egnatia mposht Dinamon dhe kryeson Superligën! Sylvinho në Rrogozhinë
6 Mars, 08:31
-
Tirana rigjen makthet e së shkuarës, Bledi Shkëmbi ngre alarmin: Javët po na ikin, të marrim pikët
5 Mars, 14:30