Gjenerali amerikan anulon vizitën në Kosovë, këshilltari i Thaçit: Shkak taksa me Serbinë
Kryeministri Haradinaj gjatë një takimi me gjeneralin amerikan Timothy Orr
Zyrtarë të ambasadës amerikane në Prishtinë kanë njoftuar komandantin e FSK-së, gjeneralin Rrahman Rama, se vizita e komandantit të Gardës Kombëtare të Iowas, gjenerali majori Timothy Orr, e planifikuar të realizohet më 16-18 shkurt, në 11-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës - është anuluar. Këshilltari i Presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, ka thënë se njoftimin për anulimin e vizitës së gjeneralit Orr e kanë marrë nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, i cili i ka sqaruar në letrën njoftuese se anulimi i vizitës së zyrtarit amerikan ka ardhur për shkak të mosvazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Zyrtarët të FSK-së dhe as të Ministrisë së Mbrojtjes kanë refuzuar të flasin për këtë temë. Zyrtarët të Ministrisë së Mbrojtjes kanë thënë se Rrahman Rama e ka njoftuar edhe Ministrin Rrustem Berisha dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj për anulimin e vizitës. Zyrtarët amerikanë kanë ndëshkuar Ramush Haradinajt me mosdhënie të vizës amerikane për shkak të mos heqjes së taksës ndaj produkteve serbe e boshnjake.
Ramush Haradinaj kishte vendosur taksën ndaj produkteve të Serbisë kur Lista Srpska ishta larguar nga Qeveria e Parlamenti për shkak të transformimit të FSK-së në ushtri. Kryeministri ka thënë se heqja e taksë do të ndodhë kur Serbia do ta njohë Kosovën. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kërkuar pezullimin e taksës për t’i dhënë hapësirë dialogut me Serbinë. Po ashtu, Presidenti ka kërkuar të hiqet taksa dhe të vazhdohet dialogu me Serbinë. Marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pritet të nënshkruhet deri në qershor në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përmendur mundësinë e ndyrshimit dhe korrigjimit të kufijve si pjesë e marrëveshjes finale me Serbinë./koha.net/
/xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4411
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve
25 Dhjetor, 16:02
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar
24 Dhjetor, 16:51
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor, 10:34
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Kosovë/ 100 eurot për fëmijë dhe pensionistë, fushatë zgjedhore apo ndihmesë?
23 Dhjetor, 18:47
-
Kosovë/ Kurti lë jashtë zgjedhjeve Listën Serbe, anëtarët e Vetëvendosjes votojnë kundër, KQZ nuk certifikon pjesëmarrjen
23 Dhjetor, 15:47