TIRANË - Romani "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" i shkrimtarit të mirënjohur shqiptar Ismail Kadare, dramatizuar nga Jeton Neziraj, do të jetë premiere të mërkurën (28 janar) në Teatrin ,Instanbul Büyük?ehir Belediyesi ?ehir Tiyatrolar? në Stamboll , Turqi.
Në një njoftim për media qendra Multimedia, informon se dramatizimi i "Gjeneralit..." [Ölü Ordunun Generali] i përkthyer në turqisht nga Bilge Emin, është vënë në skenë në teatrin kryesor të qytetit të Stambollit, nga regjisori i mirënjohur turk M. Nurullah Tuncer.
Në njoftim thuhet se shfaqje interpretojne një kast prej 20 aktorësh, kurse në realizimin skenik të saj janë angazhuar një numër i madh bashkëpunëtorësh. Mësohet se "Gjenerali..." do të jetë shfaqja qendrore në repertorin e këtij teatri gjatë këtij sezoni.
"Kjo është vepra e parë e një autori nga Shqipëria që vihet në skenë nga një teatër në Turqi, kurse drama e tretë e autorit nga Kosova Jeton Nezirajt në teatrot turke. Vitin e kaluar janë inskenuar dhe dy dramat e tij "Yue Madeleine Yue" dhe "Fluturimi mbi teatrin e Kosovës", e dyta në Teatrin Kombëtar të Turqisë, ku vazhdon të shfaqet me sukses", sipas njoftimit.
Vënia në skenë e "Gjeneralit..." pason botimin e disa kohëve më parë të dramatizimit te kesaj vepre nga shtëpia botuese "Mitos Boyut"./ATSH/
/Shqiptarja.com