Pavarësisht se policia shqiptare nuk e konfirmon arrestimin e një muxhahedini në Shqipëri një gjeneral iranian i kërkon autoriteteve vendase të ekstradojnë atë në vendlindje.
 
Gjenerali i forcave ushtarake të Iranit Hossein Ashtari i ka bërë thirrje vendit tonë të ekstradojë të dyshuarin e sulmit të vitit 1981, ndodhur në Teheran ku u vranë disa zyrtarë të lartë shkruajne mediat ndërkombëtare

“Shqipëria nuk është treguar e gatshme të bashkëpunojë pasi policia e Iranit deklaroi se në Shqipëri është arrestuar një nga atentatorët kryesorë të sulmit ndaj partisë republikane islamike në vitin 1981, “ u shpreh Ashtari.
Gruaja është mes personave të shpallur në kërkim dhe kjo i është bërë e qartë Shqipërisë dhe ne kërkojmë ekstradimin e saj në Iran” tha ai.

Ashtari shprehu besimin se autoritetet shqipatre do të bashkëpunojnë për të ekstraduar të dyshuarin.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)