Gjeneral iranian Amir Ali Hajizadeh ka pranuar se më shumë se 300 persona janë vrarë gjatë trazirave mbarëkombëtare në Iran. Ky përbën rastin e parë në dy muaj kur flitet zyrtarish mbi numrin e viktimave.
Gjeneral Hajizadeh, komandant i divizionit të hapësirës ajrore pranë Gardës Revolucionare, citohej nga një faqe interneti me lidhje me gardën, të ketë thenë se më shumë se 300 vetë janë vrarë, përfshirë "dëshmorë", dukshëm duke iu referuar forcave iraniane të sigurisë.
Ai shprehej gjithashtu se shumë nga të vrarët ishin iranianë të zakonshëm që nuk ishin të përfshirë në protesta. Por gjenerali nuk jepte asnjë detaj se ku bazoheshin shifrat e tij. Këto të fundit ishin dukshëm më i ulta sesa shifrat e njoftuara nga Aktivistët e të Drejtave të Njeriut në Iran, një grup me bazë në SHBA, që ka ndjekur nga afër protestat që prej shpërthimit të tyre në mesin e muajit shtator.
Grupi aktivist thotë se 451 protestues dhe 60 forca sigurie janë vrarë që nga fillimi i trazirave dhe se më shumë se 18 mijë persona janë arrestuar.
Protestat mbarëkombëtare u nxitën nga vdekja në paraburgim e 22 vjeçares Mahsa Amini e cila ishte arrestuar nga policia e moralit. Protestat u përshkallëzuan me shpejtësi në thirrje për rrëzimin e klerikëve iranian në pushtet./VOA
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.4%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1883
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Iran, punonjësi i ministrisë së Drejtësisë vret 2 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë në Teheran
18 Janar, 15:52
-
Rusia dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje të gjerë partneriteti
17 Janar, 19:58
-
Iran/ Mullai qorton një vajzë sepse ishte pa shami, ajo i heq çallmën
6 Janar, 16:59
-
SHBA/ Një goditje ndaj objektivave bërthamore të Iranit është një nga opsionet në tryezën e Biden para se të lerë Shtëpinë e Bardhë
2 Janar, 22:43
-
Gazetarja italiane Cecilia Sala qëndron e burgosur në një qeli pa shtrat, Roma thirrje Iranit: Të lirohet menjëherë
2 Janar, 08:43
-
SHBA, sanksione entiteteve ruse dhe iraniane të përfshira në fushata dezinformimi
1 Janar, 19:33
-
Gazetarja italiane arrestohet në Teheran
27 Dhjetor 2024, 15:38
-
Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play
24 Dhjetor 2024, 22:10
-
Avioni ushtarak amerikan rrëzohet në Detin e Kuq, dyshohet se ishte aksidentale
22 Dhjetor 2024, 10:31
-
Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin
18 Dhjetor 2024, 15:09
-
Presidenti i Iranit bllokon ligjin ‘drakonian’ për hixhabin
15 Dhjetor 2024, 19:47
-
Sfidoi regjimin iranian, arrestohet këngëtarja që mbajti koncert pa hixhab
15 Dhjetor 2024, 09:28