Gjenerali serb:Kam marrë pjesë
në 'Luftën Heroike në Kosovë,por..

Gjenerali serb:Kam marrë pjesë<br />në 'Luftën Heroike në Kosovë,por..<br>
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Lubish Dikoviç, ka deklaruar sot se “ka qenë pjesëmarrës i luftës heroike në Kosovë”. Por ai i ka hedhur poshtë pohimet të ketë urdhëruar ose të ketë bërë krime në Kosovë.

Dikoviq ka qëndruar sot në atë që në medie serbe quhet Dhoma përkujtuese e serbëve të kidnapuar e të zhdukur në Kosovë. Sipas tij, përcjell tanjug, tri të katërtat e rrëmbimeve të serbëve në Kosovë kanë ndodhur pas vendosjes së forcave ndërkombëtare, shkruan 'insajder'.

“Po me përmendin e po më quajnë kriminel, ndërsa ata që kanë bërë krime ende nuk janë vënë para drejtësisë”, tha ai.

Fondi për të Drejtën Humanitare kohë më parë kishte pohuar se ka dokumente që dëshmojnë se shefi aktual i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq, është përgjegjës për krime në fshatrat Rezallë e Çikatovë e Vjetër si dhe për fshehjen e trupave në varrezën masive në Rashkë.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar