TIRANE- Marrëveshja për programin bërthamor iranian, pritet të arrihet brenda mbrëmjes së sotme. Këtë e referon televizioni shtetëror Iranian, në kuadër të negociatave që po zhvillohen në Gjenevë mes Iranirt dhe grupit të 5+1 (SHBA, Rusi, Kinë, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania).
Duke cituar ministrin e Jashtëm dhe negociatorin Iranian Mohammad Javad Zarif, ky televizion, thotë se "brenda natës së sotme, do të arrihet marrëveshja, për Programin Bërthamor".
Ndërkohë që edhe Ministria e Jashtme kineze me anë të zëdhënësit të saj, Hong Lei në një komunikatë të shpërndarë në Pekin thotë se negociatat e Gjenevës kanë mbërritur në një moment final.
''Ministri i Jashtëm, Wang Yi u nis në Gjenevë, ku do të marrë pjesë në negociatat e Teheranit me vendet e 5 + 1-it (SHBA, Rusi, Kinë, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania)'', shtoi ai.
Në Gjenevë ndodhen sot edhe sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kerry dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov.
Në takimin e ditës së mërkurë Irani dhe shtetet e 5+1, nuk arritën në asnjë marrëveshje të përbashkët në lidhje me Programin Bërthamor. Pas atij takimi, zëvendës ministri i jashtëm iranian Abbas Araghcì, deklaroi se Teherani nuk do të lëvizë nga qëllimet e tij , nëse nuk do të marrë besimin, nga ana e shteteve pjesëmarrëse në takimin e Gjenevës.
Redaksia online
(eb/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com