GJENEVË- Ndërmjetësi i OKB-së, Lakhdar Brahimi për vendosjen e paqes në Siri, në përfundim të raundit të dytë në Gjenevë të Zvicrës është shprehur që edhe ky raund ka përfunduar pa rezultat.
 
Dy palët, qeveria dhe opozita siriane, kanë ranë dakord për zhvillimin e një raundi të tretë bisedimesh, por ata vijojnë të mos tërhiqen nga kërkesat e tyre që kanë parashtruar që në fillim të nisjes së bisedimeve. 
 
Qeveria e Presidentit Bashar al Assad, ngulmon se duhet luftuar terrorizmi në vend, referuar kryengritjeve, ndërsa opozita kërkon krijimin e një qeverie të re të përkohshme, pa presidentitn.
 
Ndërmjetësi i OKB-së, siç raporton CCN, i ka kërkuar falje popullit sirian për zhgënjimin e madh.  "Më vjen shumë, shumë keq dhe i kërkoj falje popullit sirian që ka shpresuar shumë se këtu do të ndodhë diçka”,- është shprehur Brahimi.

Megjithatë, ai e ka parë pozitiv faktin se dy palët ranë dakord për një raund të tretë bisedimesh, edhe pse nuk është vendosur asnjë datë konkrete. 
 
Ndërmjetësuesi ka thënë se të dyja palët duhet të kthehen në vendet e tyre për konsultime dhe të mendojnë nëse duan që procesi të vazhdojë ose jo. 

“A nuk është kjo ajo që ne dëshirojmë”, është shprehur ndërmjetësuesi i OKB-së.  

Ai ka thënë se do të kërkojë tani konsultime me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, që janë sponsorë kryesorë të konferencës në Gjenevë, si dhe me Kombet e Bashkuara.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)