GJENEVË - Pas vizitës së sotme në Gjenevë, sekretari amerikan i shtetit John Kerry theksoi se ende nuk është arritur në një marreveshje për programin bërthamor të Iranit.
Kerry iu bashkua ministrave të jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, William Hauge, atij të Francës, Laurent Fabius dhe Guido Wsterwelle të Gjermanisë në këto diskutime. I pranishëm gjithashu ishte dhe zv. Ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Ryabkov.
Vendet perëndimore dyshojnë se programi i pasurimit me uranium të Iranit është një hap para ndërtimit të armëve bërthamore, një akuzë të cilët Irani e mohon në mënyrë kategorike.
Kerry ndërpreu intinerarin e turit të tij në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore për të fluturuar në Gjenevë. Departamenti i Shtetit amerikan konfirmoi se Kerry nuk të do mund të vizitojë Algjerinë apo Marokun, siç ishte parashikuar.
Sekretari amerikan i shtetit gjithashtu do të ketë një takim trepalësh me diplomaten e Bashkimit Europian,baroneshën Catherine Ashton dhe ministri i jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif.
Diskutimet në Gjenevë përfshijnë P5 + 1, pra 5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë së BE plus Gjermaninë.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com