Gjenevë, Mirush Kabashi shkëlqen
me “Zotin Ibrahim e lulet e Kuranit” 

Gjenevë, Mirush Kabashi shkëlqen<br />me “Zotin Ibrahim e lulet e Kuranit” 
TIRANE- Më 24 janar në Teatrin Qendror të Gjenevës është shfaqur për të parën herë në gjuhën shqipe dhe me përkthim në frëngjisht monodrama “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit”. Kjo vepër monumentale e romancierit, profesorit dhe filozofit të famshëm francez me prejardhje hebraike, Eric-Emmanuel Schmitt, ndonëse e shkurtër, është plot me dëshmi e të vërteta se edhe në situatat më ekstreme, kur ka gatishmëri e vullnet mund të ndërtohet harmonia dhe paqja me të tjerët, pavarësisht religjionit apo përkatësisë nacionale. Kritikët letrarë dhe njohësit e vërtetë të artit skenik këtë roman të dramatizuar të Schmitit e konsiderojnë si një thesar të veçantë të letërsisë frënge dhe të asaj botërore.

Duke e njohur shpirtin human të shqiptarit dhe dëshirën e tij të flaktë për art e kulturë, këtë vepër të çmuar e merr mundimin ta adaptojë në shqip Mjeshtri i Madh i skenës sonë, Mirush Kabashi. Qëndrueshmëria, pasioni dhe pesë vjet punë sistematike në kushte tejet të vështira bënë që më në fund kjo vepër simbol mirëbesimi dhe dashurie reciproke të finalizohet me sukses.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Të veshura me fustane nusërie, Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë në tarracën e bashkisë Tiranë

FOTO/ Të veshura me fustane nusërie, Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë në tarracën e bashkisë Tiranë