GJENEVË – OBSH: 6 841 të vdekur nga 18 464 raste nga virusi i Ebolas


GJENEVË, 15 dhjetor /ATSH-AFP/ - Numri i të vdekurve si pasojë e epidemisë së ethes hemorragjike Ebola në Afrikën Perëndimore ka arritur në 6 841 në total nga 18 464 raste të regjistruara në tre vendet më të prekura, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas një bilanci që daton nga 15 shtatori.
Në tre ditë që prej 10 dhjetorit, datë e bilancit të fundit nga OBSH, numri i të vdekurve është rritur me 258 dhe i rasteve me 276.
- Sierra Leone -
Në Sierra Leone janë regjistruar 8 273 raste (kundër 8 069 më parë) më 13 dhjetor dhe 2 033 të vdekur kundër 1 899.
- Liberi -
Liberia, që prej shumë kohësh mbetet vendi më i prekur, ka regjistruar një ngadalësim të përhapjes së virusit. Më 9 dhjetor, Liberia ka numëruar 7 797 raste kundër 7 765, prej të cilëve 3 290 kanë humbur jetën kundër 3 222.
- Guine -
Në Guine, ku epidemia ka shpërthyer që prej një viti, 2 394 raste kundër 2 354 janë regjistruar më 13 dhjetor, 1 518 prej të cilëve kanë humbur jetën kundër 1 462.
- Vendet e tjera të prekura -
Përveç tre vendeve më të prekura, bilanci i personave të vdekur është i pandryshuar: gjashtë në Mali, një në SHBA dhe tetë në Nigeri.
Spanja dhe Senegali, që janë shpallur imune nga virusi i Ebolas, numërojnë secila nga një rast, asnjë të vdekur.
"Ebola, një prej viruseve më të rrezikshëm për njeriun, ka prekur gjithashtu edhe personelin mjekësor. Më 7 dhjetor, 639 anëtarë të këtyre ekipeve janë prekur dhe 349 kanë humbur jetën", sipas OBSH-së./
/ec/ a.jor.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Zjarret jashtë kontrollit përfshijnë edhe Hollywood Hills dhe shkaktojnë pesë viktima