GJENEVË – OBSH: Më shumë se 9 000 të vdekur nga Ebola në tre vendet më të prekura

GJENEVË - Bilanci nga epidemia e Ebolas është rënduar në tre vendet më të prekura të Afrikës duke kaluar nivelin prej 9 000 të vdekurish, sipas shifrave të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Në Guine, Liberia dhe Sierra Leone, 9 004 persona kanë humbur jetën si pasojë e kësaj sëmundjeje, sipas të dhënave të fundit më 3 shkurt.
Epidemia ka shkaktuar vdekjen e 10 personave të tjerë në Guine duke e çuar bilancin kombëtar në 1 957 të vdekur. Në Sierra Leone, 15 të vdekur të tjerë janë regjistruar duke e çuar numrin e të vdekurve në 3 301.
Në Liberia, sëmundja ka shkaktuar 3 746 deri më 1 shkurt, por asnjë bilanc i ri nuk është komunikuar.
Ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar është mobilizuar për të luftuar kundër epidemisë, ulja e numrit të rasteve të reja këto javët e fundit ka sjellë pak optimizëm./
/ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve