GJENEVË- Sot do të nis raundi i dytë i bisedimeve mes qeverisë dhe opozitës në Gjenevë të Zvicrës.
 
Raundi i parë i bisedimeve përfundoi muajin e kaluar pa marrëveshje dhe të dy palët kanë akuzuar njëra-tjetrën, e megjithatë për disa çështje u gjet gjuha e përbashkët, të tilla si armëpushim në Homs për 3 ditë dhe evakuimin e njerëze, afet që përfundoi të dielën.
 
Konflikti civil ka shkaktur më shumë se 100 mijë të vdekur, që kur filloi në vitin 2011.
 
Dhuna ka zhvendosur më shumë se 9 milionë njerëz nga banesat e tyre në drejtim të vendeve të tjera.
 
Në përfundim të bisedimeve të raundit të parë më 31 janar, të dy palët tregun se janë larg një arritje kompromisi.
 
Qeveria këmbëngul se bisedimet duhet të përqendrohen në luftën kundër terrorizmit, ashtu siç i përshkruan ajo kryengritjet, ndërsa opozita këmbëngulë në largimin e Presidentit Bashar al Assad dhe krijimin e një qeveri të re të përkohshme pa presidentin. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)