Një delegacion i aktorëve ekonomikë zviceranë do të vizitojë Iranin, për herë të parë që prej 10 vjetëve, në përpjekje për të zhvilluar marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve, njoftoi sot Ministria zvicerane e Financave.
Delegacioni i përbërë nga drejtuesit e industrisë farmaceutike, sektorët e energjisë së rinovueshme dhe shërbimet do të drejtohet nga Livia Leu, ambasadore e Zvicrës në Teheran në vitet 2009 dhe 2013, theksoi ajo.
Kjo vizitë katërditore, që do të nisë të dielën, ndodhi pas kompromisit historik të arritur më 2 prill në Lozanë mes disa fuqive të mëdha botërore dhe Teheranit për programin bërthamor iranian.
Leu, në krye të marrëdhënieve dypalëshe të sekretariatit shtetëror për çështjet ekonomike zvicerane, kishte konfirmuar se nënshkrimi i kësaj marrëveshje kornizë ishte shumë i nevojsëm për një vizitë të ardhshme në republikën islamike.
Zvicra i ka lehtësuar sanksionet ekonomike kundër Iranit që prej vitit të kaluar./atsh/
/Shqiptarja.com